Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në Tetovë, në dasma masive në oborret e shtëpive të tyre, çiftet filluan të martoheshin pa marrë parasysh gjendjen e koronavirusit, dhe pa respektuar asnjë protokoll për mbrojtje. Tubimet masive, duke përfshirë edhe tubimet private për të shënuar gëzimet ose pikëllimet familjare, janë të ndaluara. U mbyllën edhe restorantet që funksionojnë vetëm për organizimin e dasmave dhe ato punojnë vetëm me shpërndarjen e ushqimit në shtëpi. Por, kjo me sa duke nuk është pengesë për të rinjtë që duan të martohen në Tetovë.

Për ta ngritur vetëdijen e publikut për rëndësinë e respektimit të masave, aktivistët nga Tetova realizuan edhe një aksion tjetër në lidhje me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë. Aktivistët vendosën një instalim artistik në qendër të qytetit – çifti që martohet, Virusi dhe Korona, të cilët publikisht e festojnë dashurinë e tyre me një martesë të madhe, në të cilën janë ftuar mbi 300 mysafirë. Vizitorët duhet ta respektojnë kodin e veshjes – maska, të cilat duhet t’i mbajnë në dorë, e jo në fytyrë, dhe ato duhet të kombinohen me rrobat. Kodi i sjelljes është vallëzimi i shkujdesur, ose vallëzimi si njerëz, sepse siç thuhet në ftesën e dasmës, virusi është zhdukur – ai është shpallur i vdekur.

Qëllimi i këtij aksioni është të ngritet vetëdija dhe përgjegjësia personale midis qytetarëve, t’i inkurajojë ata t’i respektojnë masat, t’i lënë ahengjet për ndonjë kohë më të mirë dhe kështu të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit kolektiv në Tetovë.

—————————————————

10 Korrik 2020