Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Biblioteka në rrota” ka rifilluar vizitat nëpër shkolla. Edhe këtë herë, përmes letërsisë për fëmijë që gjendet në furgonin e gëzuar, fëmijët nga Velesi, Karbinci, Vasileva dhe Saraji, u shoqëruan, lexuan, zbuluan sekrete dhe mësuan gjëra të reja.

Ky automjet është konvertuar posaçërisht në një bibliotekë të lëvizshme dhe synon ta zgjojë dashurinë për leximin dhe gjuhën amtare tek nxënësit që nuk kanë qasje në bibliotekë për çdo ditë. Nenad Tonkin dhe aktorja Dolores Popoviq realizuan aktivitete edukative dhe lexuan libra për ngjyrosje në gjuhën boshnjake, turke dhe maqedonase me nxënës nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat “Rajko Zhinzifov” – Orizare e Poshtme, Veles, “Strasho Pinxhur” – Karbinci, “Goce Delçev” – Vasilevë dhe “Dituria” – Saraj.

Biblioteka në rrota është pjesë e projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”, i implementuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) në partneritet me Fondacionin “Hap pas hapi”.

—————————————————

25 Qershor 2021