Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Biblioteka e lëvizshme realizoi edhe rrethin e tretë Këtë herë, përveç aktiviteteve edukative në “Biblioteka në rrota”, fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit morën pjesë edhe në punëtoritë për përgatitjen e librave për ngjyrosje edhe në “Teatrin e hijeve”. Të gjithë së bashku krijuam libra për ngjyrosje në turqisht, serbisht, boshnjakisht dhe maqedonisht, duke i pasuruar kështu bibliotekat e shkollave.

“Teatri ynë i vogël” është një teatër udhëtues i hijeve që shfaqi dramatizimet e adaptuara nga librat për ngjyrosje “Marko udhëton nëpër botë” dhe “Bursunsul dhe Paskulina”. Me të mësuam për teatrin, si duhet të sillemi kur shohim ndonjë shfaqje teatrale, cilat lloje të teatrit ekzistojnë dhe natyrisht për traditën turke të teatrit të hijes që quhet “Karagjoz”. Me ne ishin aktorët Deni Stojanov, Ava Huseini dhe Blagojço Stojanov.

Falënderojmë shkollat fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” -Shuto Orizare, “Mustafa Kemal Ataturk” – Koliçan i Poshtëm, “Vëllezërit Ribar” – Tabanoc, “Rajko Zhinzifov” – Orizare e Poshtme, “Strasho Pinxhur” – Përnali, “Kirili dhe Metodi” – Kuçevisht, “Svetozar Markoviq” – Nagoriçan i Vjetër, “Goce Delçev” – Angelci, “Nexhati Zekirija” – Novakë dhe “Dituria” – Ljubin për mikpritjen e tyre.

Biblioteka e lëvizshme realizohet në kuadër të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”, të cilin Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni e implementon në partneritet me Fondacionin “Hap pas hapi” dhe Drejtorinë për Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Bashkësive Etnike.

—————————————————

28 Dhjetor 2019