Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 29 mars të vitit 2022 u mbajt konferenca përfundimtare “Avancimi i reformave në drejtësi –  Si të rikthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë?” e projektit “Për Drejtësi – Monitorimi i Zbatimit të Strategjisë për Reforma në Drejtësi në vitin 2021”, të cilin e zbaton Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi.

Ngjarja nxiti një debat mes institucioneve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile për të identifikuar masat e nevojshme për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në prag të fillimit të procesit të hartimit të një dokumenti të ri strategjik për reformat në këtë fushë.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, gjyqtarë, avokatë, prokurorë publikë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të projekteve që punojnë në mbështetje të reformave, si dhe përfaqësues të ambasadave që i mbështesin proceset e reformave.

Në panelin e parë u diskutua roli dhe përgjegjësitë e institucioneve të posaçme gjyqësore dhe të profesioneve ligjore në proceset e reformave në drejtësi me theks të veçantë në pjesëmarrjen e institucioneve të posaçme gjyqësore dhe organizatave profesionale të juristëve në planifikimin dhe zbatimin e reformave, kapacitetet e institucioneve gjyqësore, si dhe përgjegjësitë e secilit prej institucioneve, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, forcimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, si parakusht për respektimin e plotë të parimit të sundimit të ligjit.

Në panelin e dytë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile diskutuan për nevojën për reforma thelbësore në fusha të tilla si lufta kundër korrupsionit, parandalimi i diskriminimit, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe procesimi dhunës me bazë gjinore.

Në konferenca u prezantuan edhe gjetjet dhe konkluzionet kryesore të Raportit në hije për Zbatimin e Strategjisë për Reforma në Drejtësi për vitin 2021, i cili u përgatit nga Grupi Blueprint.

Anëtare të Grupit Blueprint për reforma në drejtësi janë Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Instituti për Politika Evropiane, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

31 Mars 2022