Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Megjithëse masa e paraburgimit është një masë e sigurisë që përdoret shpesh, autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut nuk kanë kryer hulumtime të plota për përdorimin dhe ndikimin e saj.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në kuadër të projektit “Masa e paraburgimit midis praktikës vendase dhe asaj evropiane”, e hulumtoi zbatimin e masës së paraburgimit në vend dhe bëri një përmbledhje krahasuese me praktikën e sistemeve gjyqësore në Evropë dhe udhëzimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara. Analiza e të dhënave është përgatitur me qëllim që të diagnostikohen e shkaqeve dhe problemeve që lidhen me zbatimin e masës së paraburgimit si masë më e rreptë për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, të mundësojë debat publik dhe të kontribuojë në zbatimin e duhur të rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Evropës në aspekt të sundimit të ligjit.

 

Shihni disa nga gjetjet këtu, ndërsa analizën e plotë mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/30Uonq1

***

“Masa e paraburgimit midis praktikës vendase dhe asaj evropiane” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

—————————————————

19 Qershor 2020