Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Si pjesë e projektit “Objektivi Qytetar 2.0”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fondacioni për Zhvillimin e Bashkësisë Lokale Shtip bëri një analizë të gjendjeve me shpenzimin e fondeve publike nga buxheti i Komunës së Shtipit për periudhën 01.04.2020 deri më 30.06.2020.

Me këtë analizë, shpenzimet e komunës janë më afër qytetarëve në një gjuhë që është e kuptueshme për ta, në mënyrë që ata të kenë pasqyrë për atë se sa nga fondet janë shpenzuar dhe për çfarë qëllimi, gjegjësisht sa para shpenzohen për rroga, mirëmbajtje, investime, etj. Të udhëhequr nga nevoja që në mesin e qytetarëve të rritet vetëdija për përgjegjësinë për pagimin e taksave publike, Fondacioni për Zhvillimin e Bashkësisë Lokale Shtip, përmes analizës jep një pasqyrë të fondeve të mbledhura nga komuna, mbi të gjitha bazat.

Analiza tregon se financat në Komunën e Shtipit janë shpenzuar sipas buxhetit të miratuar, ndërsa raportimi për shpenzimet është tremujor dhe përfundimtar. Por, sa është zhvillimor buxheti i Komunës së Shtipit në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2020?

Shihni më poshtë disa nga gjetjet e analizës, ndërsa të plotë atë mund ta lexoni KËTU.

—————————————————

10 Nëntor 2020