Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Analiza “Cila është shkalla e njohjes së barazisë gjinore si e drejtë themelore e njeriut në zonat rurale, e cila është e përfaqësuar në Kapitullin 23 – Të Drejtat Themelore dhe Gjyqësia” e trajton temën e barazisë gjinore, por nga një kënd tjetër, gjegjësisht sa ajo njihet si e drejtë themelore e njeriut dhe sa praktikohet si e tillë në zonat rurale.

Disa nga gjetjet mund t’i shihni këtu, ndërsa analizën e plotë të perceptimit, pikëpamjeve, njohurive mbi këtë temë të banorëve nga mjediset rurale, të përgatitur nga “Koalicioni Rural” në kuadër të projektit “Të drejtat themelore të njeriut dhe barazia gjinore – sfidë për praktikimin në zonat rurale”, lexoni këtu: https://bit.ly/2U8Iqgg

***

“Të drejtat themelore të njeriut dhe barazia gjinore – Sfidat për praktikimin në zonat rurale” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

—————————————————

4 Qershor 2020