Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ndryshimet klimatike gjithnjë e më shpesh i ndjejmë në lëkurën tonë, dhe më nuk është çështje nëse ato do të ndodhin, por cili do të jetë ndikimi i tyre dhe në çfarë mase do ta godasin planetin Tokë, dhe e pashmangshme është edhe çështja se cila do të jetë situata në Maqedoni.

“Balanca klimatike” është një aksion kreativ me të cilin Qendra për Arte Bashkëkohore Shkup dëshiron t’i kujtojë qytetarët dhe autoritetet, por edhe ta rrisë vetëdijen e publikut për shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore. Kur bëhet fjalë për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, pyjet dhe uji janë në plan të parë sepse, për fat të keq, ato janë seriozisht të rrezikuara – prerjet e paligjshme dhe të tepërta, si dhe hidrocentralet me prurje të vogël të ujit që e shkatërrojnë biodiversitetin.

Aksioni “Balanca klimatike” është në fakt një lëkundje klimatike me një ajsberg në njërën anë dhe një model të planetit Tokë në anën tjetër. Ajsbergu i akullt që po shkrihet intensivisht në vapën e Shkupit e paraqet shkrirjen e akullnajave dhe të poleve dhe krizën e Polit të Veriut që rrezikohet seriozisht dhe supozohet se do të zhduket plotësisht në dekadat e ardhshme. Planeti Tokë, i cili aktualisht është i lartë dhe i sigurt, së shpejti me shkrirjen e akullit do të zbresë drejt zjarrit, duke e paralajmëruar periudhën e skëterrës që na pret në rast se nuk do të ndërmarrim hapa të mëdhenj dhe të shpejtë për të reduktuar ngrohjen globale, e cila padyshim do të na prekë të gjithëve dhe askush nuk do të kursehet.

Aksioni u zhvillua nga Qendra për Arte Bashkëkohore, Shkup, ndërsa është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

16 Korrik 2021