Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rruga që çon në Banjën e qytetit në shumë vende është e rrezikshme. Erozione ka përgjatë gjithë rrugës, e po ashtu janë dëmtuar edhe muret mbështetëse.

Qytetarët që e përdorin këtë zonë për rekreacion, thonë se rrëshqitjet e dherave kanë filluan të shfaqen pasi autoritetet filluan ta rindërtojnë rrugën 4 vjet më parë. Atëherë ekspertët kanë paralajmëruar se rindërtimi po bëhet në mënyrë joprofesionale, pasi rruga zgjerohet përgjatë shpateve të pjerrëta të Malit Sharr, të cilat shkatërrohen, e po ashtu priten edhe drunjtë që kontribuon për të pasur terren jostabil. Katër vjet më vonë, situata është e njëjtë. Qytetarët, në këmbë ose me veturë, vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrugën e pasigurt.

Një grup artistësh, të irrituar nga mosveprimi i autoriteteve, në rrugën që çon në Banjën e qytetit vendosën “mbështetje”, sepse konsiderojnë se nuk ka mbetur asgjë tjetër, përpos asaj që “ne, qytetarët, ta marrim rolin e mbështetjes dhe duke e mbajtur murin, të përpiqemi ta parandalojmë ndonjë katastrofë të madhe!”.

Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni i mbështet aktivisht qytetarët në përpjekjet e tyre për të bërë ndryshime për të mirë. Ky aksion gueril i aktivistëve nga Tetova është pjesë e aktiviteteve, me të cilat ata përpiqen në mënyrë kreative t’i përmirësojnë kushtet e jetesës në qytet dhe rrethinë dhe të bëjnë presion mbi autoritetet për të zgjidhur sa më shumë probleme. Aktivizmi kreativ, si një formë e aktivizmit qytetar, qartë i vizualizon problemet, e nganjëherë arrin edhe të kontribuojë për zgjidhjen e tyre. Kur arti vihet në funksion, mund të bëjë ndryshime reale. Të vetëdijshëm për këtë potencial të artit, ne në FSHHM vazhdimisht mbështesim një varg aktivitetesh, veçanërisht aktivitete me tema ekologjike siç është ky aksion gueril i tetovarëve.

—————————————————

27 Shtator 2019