Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Republika e Maqedonisë së Veriut ka dështuar të fitojë betejën kundër korrupsionit për vite me radhë dhe është një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Vitin e kaluar, nga 44 vende në Evropë, vetëm dy vende u renditën si më të korruptuara se vendi ynë. Reputacioni i një vendi thellësisht të korruptuar është ruajtur për vite me radhë, ndërsa korrupsioni çdo ditë i gërryen indet e pakta të shëndetshme të mbetura në vend.

Qendra e Arteve Bashkëkohore zhvilloi sot një aksion kushtuar të gjithë atyre që ishin mbërthyer në labirintet e pashpresë të administratës jofunksionale, të cilët nuk kishin kujt t’i drejtoheshin për të kryer ndonjë punë ose për të ushtruar ndonjë të drejtë të tyre dhe në fund ranë dhe u përfshinë në zinxhirin e mitës dhe korrupsionit, sepse nuk kishin rrugëdalje tjetër.

Frymëzimi për këtë aksion, në të cilin u shpërndanë në mënyrë eksplicite një duzinë mesazhesh, rrjedh nga historitë dhe situatat e vërteta në të cilat u gjendën disa nga bashkëqytetarët tanë, të cilët i ndanë historitë e tyre me QAB. Citimet janë reale, por emrat janë të trilluar. Temat e gjyqësisë, arsimit, doganës… janë zgjedhur rastësisht dhe janë pjesë e shumë temave në shoqërinë tonë ku mbretëron korrupsioni.

Aksioni është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

9 Dhjetor 2020