Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ndiqni debatin “A ka zgjidhje evropiane për nyjën maqedono-bullgare?” në TV 24 të organizuar me rastin e edicionit të dytë të librit” Çështja maqedonase nga viti 1944 e deri më sot – Komunizmi dhe nacionalizmi në Ballkan” nga Çavdar Marinov në gjuhën maqedonase.

Debati është një përpjekje për të sqaruar dhe për të futur në kontekst debatin ekzistues politik dhe historiografik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili u intensifikua në pritje të fillimit të pritur të negociatave me Bashkimin Evropian dhe bëhet një pikë e mundshme serioze e keqkuptimit gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.

Atmosfera politike në periudhën e kaluar në të dy vendet është e nxehtë për këtë çështje, ndërsa emocionet janë të forta dhe të shprehura qartë. Ekziston një tendencë deri diku e qartë për të mjegulluar, gjegjësisht p për të vënë kontekstin në plan të dytë dhe për të thelluar më tej pozicionet e kundërta politike dhe historiografike. Ndërkohë, pavarësisht nga politizimi i çështjeve dhe presionit nga publiku dhe autoritetet nga të dy palët, Komisioni i përbashkët i Ekspertëve për çështje historike dhe arsimore vazhdoi të funksiononte.

Folësit japin pikëpamjet e tyre mbi situatën në përpjekje për të zgjeruar kontekstin dhe diskutimin konstruktiv mbi mënyrat e mundshme teorike dhe praktike për të zgjidhur nyjën maqedono-bullgare, e me këtë rast të shqyrtohen edhe metodat përmes të cilave publiku akademik mund të kontribuojë në një zgjidhje konstruktive të problemit.

Folësit në debat janë Ulf Brunbauer, Drejtor Akademik i Institutit Leibniz për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe Kryesues i Departamentit të Historisë për Evropën Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Regensburgut; Çavdar Marinov, asistent-hulumtues në Institutin e Filozofisë dhe Sociologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe Darko Leitner-Stojanov, historian në Institutin e Historisë Kombëtare – Shkup dhe bashkëpunëtor i projektit në Akademinë Austriake të Shkencave.

Moderatori i debatit është Gordan Georgiev, anëtar i Këshillit Drejtues të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin FON në Shkup.

Ndiqni debatin:

—————————————————

6 Nëntor 2020