Më 18 maj 2021 u mbajt ngjarja me rastin e 30 vjetorit të ekzistencës dhe punës së Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FShH) në Ballkan, në të cilën u trajtua posaçërisht prania dhe aktivitetet e FShH në Maqedoninë e Veriut, dhe është pjesë e ngjarjeve në kuadër të shënimit 30-vjetorit jubilar.
Shënimi i 30-vjetorit jubilar është një perspektivë tre dekadëshe (1991–2021) e ekzistencës dhe funksionimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FShH) në Ballkan. I shqyrton përpjekjet unike të filantropit Xhorxh Soros, idetë dhe filozofinë e tij për një shoqëri të hapur, të cilat arritën t’i mbijetojnë kohërave të trazuara të historisë së fundit të rajonit, dhe se si ideja, e mbjellë në rajon tre dekada më parë, është ende shtysë kryesore e luftës për liri të shprehjes, hapjes së shoqërive dhe për shoqëri që promovojnë drejtësi dhe barazi.
Nga 22 prilli deri më 17 qershor 2021, shënimi i 30-vjetorit jubilar udhëton virtualisht nëpër Ballkan – nga një kryeqytet në tjetrin, si pjesë e këtij turneu unik virtual “tour de table”, ndërsa më 18 maj ishte në stacionin në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe e vizitoi Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHhM), u themelua në vitin 1992, një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, dhe që atëherë është angazhuar për promovimin e vlerave të shoqërisë së hapur. Gjatë tre dekadave të trazirave dhe krizave nëpër të cilat po kalon vendi, FSHHM-ja ofron mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj dhe kështu kontribuon në zhvillimin e të gjithë shoqërisë. Fondacioni e promovon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e shoqërisë civile, lirinë e shprehjes dhe të mediave, të drejtat e njeriut, angazhimin e të rinjve, integrimin e romëve, të drejtat shëndetësore dhe edukimin e të margjinalizuarve, dhe kështu kontribuon për krijimin e një shoqëri më të drejtë për të gjithë.
Në këtë ngjarje fillimisht u shfaq filmi i shkurtër dokumentar “30 vjet TË PËRKUSHTUAR”, në të cilin iu referuam punës së kaluar të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Filmi dokumentari përmban shumë storje të ndërthurura të treguara nga njerëz që ishin dëshmitarë dhe pjesëmarrës në ngjarjet kryesore në vend që nga themelimi i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, e deri më sot. Storjet na çuan në një udhëtim emocional nëpër të gjitha sfidat, krizat, zgjidhjet dhe sukseset, por edhe fatet personale që e formuan Fondacionin si një nxitës i ndryshimit për mirë.
Filmin e shkurtër dokumentar mund ta shikoni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=jMcxxKslPpg
Pas përfundimit të dokumentarit, e ndoqëm debatin “Realiteti i Post-KOVID-19: “Cila është rruga për një shoqëri më të drejtë?”, i cili ofroi një vështrim të shkurtër për të ardhmen. Të rinj të dëshmuar e ndanë mendimin e tyre për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe ofruan perspektiva të ndryshme mbi strategjitë e mundshme të qëndrueshme për transformimin cilësor drejt një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë.
Panelistë në debat ishin: Dona Kosturanova, menaxhere e programeve, Fondacioni Westminster për Demokraci; Marija Sulejmanova, menaxhere e programeve, Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Romalitiko; Haris Babaçiç, magjistër i epidemiologjisë dhe doktorant-hulumtues në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi; Elida Zylbeari, gazetare, kryeredaktore e Portalb.mk; dhe Viktor Mitevski, kryetari i Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza, ZMAI, ndërsa debatin e moderoi Ognen Janeski, gazetar.
Ngjarjen e plotë mund ta shikoni KËTU.
—————————————————
19 Maj 2021