Iniciativa drejtësi e shoqërisë së hapur, një program i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, shpall thirrje të hapur për bursa për Aryeh Neier 2021-2022.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 24 mars 2020.
Programi i bursave Aryeh Neier në kuadër të Iniciativës për drejtësi është një program dy-vjeçar me orar të plotë pune, që u ofron juristëve dhe përfaqësuesve të tjerë mundësinë për të fituar përvojë praktike për përfaqësim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në një spektër të gjerë fushash tematike dhe gjeografike, duke i vendosur ata si pjesë integrale e ekipit global të Iniciativës për drejtësi.
Bursistët punojnë në disa fusha tematike në kuadër të Iniciativës për drejtësi, ndërsa thirrja e hapur për bursa i referohet pozicioneve në zyrat e Iniciativës për drejtësi të shoqërisë së hapur në Berlin (Gjermani), Londër (Mbretëri e Bashkuar) dhe Nju Jork (SHBA). Më shumë informacion rreth programit të bursave, udhëzimet për aplikim, si dhe informacione të tjera të rëndësishme mund të gjeni në linket e mëposhtme:
Berlin: https://bit.ly/2W8MKhg
Londër: https://bit.ly/2wNP3f2
Nju Jork: https://bit.ly/3cS9Yy9
—————————————————
12 Mars 2020