Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

NJU JORK – Fondacionet e Shoqërisë së Hapur do të ndajnë më shumë se 130 milion dollarë për të luftuar efektet shkatërruese të KOVID-19 në të gjithë botën, me fokus në ofrimin e ndihmës direkte për komunitetet e cenueshme dhe rezistimin ndaj kërcënimit të lirive politike nga ana e qeverive.

Angazhimi i Shoqërisë së Hapur përfshin reagim të shpejtë në nivel lokal ku shumë prej punonjësve tanë jetojnë dhe punojnë – nga Berlini në Londër, nga Meksiko Siti dhe Rio de Zhaneiro deri në Aman dhe Kejptaun. Gjysma e fondit fillestar të Fondit të Shoqërisë së Hapur për të zvogëluar pasojat e KOVID-19 është e dedikuar për Shtetet e Bashkuara, ku është regjistruar numri i lartë i vdekjeve të konfirmuara deri më tani, dhe ku pabarazitë sistemike do të kenë pasoja të thella globale në vitet në vazhdim. Ndërsa virusi përhapet në të gjithë kontinentet, ne do t’i përqëndrojmë përpjekjet tona në jugun global, veçanërisht në vendet ku institucionet e dobëta përballen si me katastrofën shëndetësore ashtu edhe atë ekonomike.

Financimi ynë është i dedikuar për ata që janë më të rrezikuar, duke përfshirë punëtorët në ekonominë në hije, punëtorët me të ardhura të ulëta dhe punëtorët e përkohshëm, por edhe refugjatët, emigrantët dhe azilkërkuesit, grupe të pafavorizuara si Romët në Evropë, të pastrehët, punonjësit shëndetësorë dhe kujdestarët që janë në linjë të parë të kësaj lufte, të paraburgosurit dhe të burgosurit.

“Vetë përmasat e kësaj pandemie i kanë ekspozuar ndarjet dhe padrejtësitë në botën tonë,” tha Xhorxh Soros, themeluesi dhe kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. “Pas krizës financiare të vitit 2008, e humbëm mundësinë për të krijuar një ekonomi më të drejtë dhe për të siguruar një rrjet social të sigurisë për punëtorët që janë themeli i shoqërive tona. Sot, ne duhet ta ndryshojmë drejtimin dhe të pyesim veten se çfarë lloj bote do të dalë nga kjo katastrofë dhe çfarë mund të bëjmë për ta bërë atë më të mirë”.

“Ky është hapi i parë në përgjigjen tonë aktuale ndaj trazirave ekonomike dhe politike që i solli kjo sëmundje,” tha Patrik Gashpar, kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. “Këto përpjekje për t’i lehtësuar efektet e krizës do t’i mbështesin grantistët tanë që të arrijnë deri te ata që nuk kanë qasje në ndihmën që ofrohet përmes sistemeve të qeverisë. Po aq i rëndësishëm është edhe qëllimi ynë për të siguruar që qendrat e fuqisë të mos lejojnë kurrë më që ata që janë shtresa kryesore e ekonomive tona të vuajnë në hije”.

Të shqetësuar thellë në lidhje me kërcënimet e mëdha për përgjegjësinë demokratike dhe liritë individuale, Shoqëria e Hapur do të financojë edhe partnerët që i sfidojnë shkeljet e lirive politike pasi udhëheqësit prezantojnë masa për të pezulluar qasjen në informacion, zvogëlojnë të drejtat seksuale dhe riprodhuese, i zgjerojnë autorizimet për ndjekje, jashtë asaj që është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik, dhe kërkojnë qengja sakrifikues për t’i fajësuar, duke e përdorur pandeminë si një mjet për të kapur pushtetin e pakontrolluar.

Elementet specifike të paketës financiare përfshijnë:

Burimi: Fondacionet e Shoqërisë së Hapur

—————————————————

21 Prill 2020