Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat këtë vit po zhvillohen në rrethana shumë specifike, janë një sfidë për të gjithë. Është e rëndësishme, si asnjëherë më parë, në kushte që do të sigurojnë mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, të gjithë palët e interesuara të tregojnë pjekuriinstitucionet të zhvillojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe kështu të parandalohet çdo keqpërdorim i procesit zgjedhor. Ky është edhe një hap tjetër drejt qëllimit – plotësimit të kushteve për përparim të pandërprerë në negociatat me Bashkimin Evropian.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për institucionet të sigurojnë që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në kushte që do ta garantojnë mbrojtjen e shëndetit të tyre. Në rrethana të epidemisë, presim që edhe partitë politike të përmbahen nga organizimi i ngjarjeve që janë në kundërshtim me masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

U bëjmë thirrje partive politike, në fushatat zgjedhore që do t’i realizojnë të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe diskreditimi në çfarëdo baze, por edhe nga krijimi i atmosferës së mosdurimit, mosbesimit dhe polarizimit. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje partive politike të tregojnë kapacitet për qeverisje demokratike, por edhe një ndjenjë të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit dhe të përmbahen nga përdorimi dhe publikimi i lajmeve të rreme.

Për të siguruar zgjedhje demokratike, dhe në pritje të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, presim që fushata zgjedhore të mos përdoret për ta diskredituar punën e shoqërisë civile, e cila vepron vetëm në interes të qytetarëve me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithëve, veçanërisht të atyre që jetojnë në margjina të shoqërisë.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga partitë politike që edhe në programet zgjedhore, por edhe mëtutje, duke pasur parasysh multikulturalizmin dhe multietnicitetin e vendit tonë, të angazhohen për vlerat e një shoqërie të hapur dhe të:

I inkurajojmë partitë politike që përmes fushatave të tyre të kontribuojnë në mënyrë aktive në krijimin e një atmosfere të solidariteti dhe të mbështetjes, për të cilat kemi aq shumë nevojë në periudhën e ardhshme të përballjes shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore të pasojave të epidemisë së KOVID-19. 

—————————————————

23 Qershor 2020