Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Deri te:      Z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Lënda: Kërkesë për vënie me prioritet në rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të Propozim-ligjit për shpalljen e pavlefshmërisë dhe anulimin e akteve ligjore, veprimeve, masave dhe pasojave juridike të procedurave të lustrimit

 

 

I nderuari z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

 

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike dhe Instituti për Politikë Evropiane, anëtarë të grupit të organizatave të shoqërisë civile për reforma në gjyqësi – Blueprint, Ju dorëzojnë një kërkesë për për vënie me prioritet në rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të Propozim-ligjit për shpalljen e pavlefshmërisë dhe anulimin e akteve ligjore, veprimeve, masave dhe pasojave juridike të procedurave të lustrimit (Propozim-ligji).

Dihet që raporti i grupit të ekspertëve nga Komisioni Evropian (Raporti i Priebes) e theksoi politizimin e procesit të lustrimit që u zhvillua në vendin tonë, të shoqëruar me mungesën e një komisioni të pavarur të lustrimit. Grupi i ekspertëve i sugjeroi qeverisë të konsideronte tërheqjen dhe rishikimin e plotë të lustrimit[1]. Si pasojë e vullnetit politik, kishte nevojë për të krijuar një bazë ligjore për anulimin e akteve ligjore, veprimeve, masave dhe pasojave ligjore të procedurave të lustrimit në Strategjinë për Reforma në Sektorin e Drejtësisë (2017-2022) me afat të fundit për realizim deri në dhjetor të vitit 2017. Për më tepër, organizatat e shoqërisë civile që janë anëtare të Grupit Blueprint për reforma në gjyqësi në 3 vitet e fundit reaguan për shkak të mungesës së një mekanizmi ligjor për të shfuqizuar pasojat ligjore të procesit të lustrimit,[2] i cili ishte në funksion të persekutimit të disidentëve politikë me qeverinë e atëhershme, dhe kërkuan miratimin e një zgjidhjeje ligjore për të anuluar lustrimin para vetë-shpërbërjes së Kuvendit në shkurt të këtij viti[3].

Prandaj, për mbrojtjen e të drejtave të të lustruarve dhe familjeve të tyre dhe minimizimin e pasojave dhe dëmeve që ata i pësuan, si dhe për mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të tyre personal, përsëri theksojmë se është e nevojshme që menjëherë të miratohet dhe pastaj të zbatohet Propozim-ligji për shpalljen si të pavlefshme dhe anulimin e akteve ligjore, veprimeve, masave dhe pasojave ligjore të procedurave të lustrimit.

 

Me respekt,

 

Në emër të Grupit Blueprint të organizatave të shoqërisë civile për reforma në gjyqësi,

Fani Karanfillova-Panovska, Drejtore Ekzekutive

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

 

————————————————————————

[1] Republika e Maqedonisë: Rekomandime nga një grup ekspertësh me përvojë për çështjet sistemore të sundimit të ligjit në lidhje me përgjimin e komunikimeve të zbuluara në pranverë të vitit 2015 / The former Yugoslav Republic of Macedonia: Recommendations of the Senior Experts’ Group on systemic Rule of Law issues relating to the communications interception revealed in Spring 2015.

[2] https://fosm.mk/reakcii/pravnite-poslediczi-od-proczesot-na-lustraczija-se-ushte-ostanuvaat-vo-sila/

[3] https://fosm.mk/current-project/bluprint-grupa-zakonot-za-ponishtuvane-na-lustraczijata-treba-da-bide-donesen-pred-da-se-raspushti-sobranieto/

—————————————————

11 Nëntor 2020