Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi e dënon me forcë deklaratën shoviniste, seksiste dhe mizogjene të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, drejtuar ministres së financave, Nina Angellovska.

Në profilin e zëdhënësit në Facebook mund të lexohet postim i datës 3.9.2019, i cili është përplotë me mesazhe që paraqesin ngacmim të bazuar në gjini, përhapje të mizogjinisë dhe seksizëm dhe forcim të stereotipeve rreth pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike. Duke përdorur një fjalim primitiv dhe nënçmues, në përpjekje për ta diskredituar ministren e financave, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së e paraqet ministren si një grua gjoja të pamoralshme dhe të paaftë, detyra “e vërtetë” e së cilës është plotësimi i nevojave seksuale të burrave politikanë, që paraqet një stereotip të pranishëm gjerësisht seksist për gratë e realizuara profesionalisht në të gjitha sferat shoqërore.

Nga njëra anë, deklaratat e këtilla kanë ndikim negativ në opinionin publik, veçanërisht kur ato vijnë nga zëdhënësi i partisë kryesore të opozitës. Nga ana tjetër, me deklaratat e këtilla krijohet një mjedis armiqësor dhe poshtërues për pjesëmarrjen e grave në jetën publike, shkelet dinjitetit dhe ofendohen gratë.

Burrat politikanë duhet të jenë partnerë aktiv, mbështetës dhe promovues për përfshirjen e grave në jetën politike dhe publike dhe për vendosjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat shoqërore.

Përsërisim se vendi i gruas është kudo që ajo dëshiron të jetë, pushteti politik u takon grave, njësoj sikurse kujdesi për familjen që u takon burrave. Pjesëmarrja e grave në jetën publike është një parakusht për zhvillim, mirëqenie dhe demokraci.

Për këto arsye ne i bëjmë thirrje zëdhënësit të VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski që të kërkoj falje publike për deklaratën e tij shoviniste, seksiste dhe mizogjene.

U bëjmë thirrje mediave që të mos i transmetojnë, pa koment kritik, publikimet e këtilla sensacioniste dhe seksiste që e ngacmojnë dhe e shkelin dinjitetin e grave dhe i nxisin stereotipet gjinore.

Ne i kërkojmë Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në përputhje me kompetencat e tij ligjore, të fillojë procedurë për mbrojtjen nga diskriminimi sipas detyrës zyrtare dhe të konstatojë ngacmim në bazë të gjinisë dhe seksit.

—————————————————

11 Shtator 2019