Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dhjetor ka e shkelur Rregulloren e saj për shkak se nga 120 ligjet e miratuara, 94 nuk janë vënë për konsultim në ENER (regjistri i vetëm kombëtar i dispozitave ligjore). Kjo është përcaktuar me monitorimin e hapjes së proceseve të përgatitjes së ligjeve përmes publikimit të rregullt në ENER.

Nëse shihen propozimet tekstet e këtyre 94 ligjeve dhe shpjegimet nga parashtruesit e tyre, do të shihet se në shumicën e rasteve bëhet harmonizim me Ligjin për kundërvajtje, por në të njëjtën kohë të gjitha gjobat zvogëlohen në mënyrë drastike nga ato të përcaktuara aktualisht.

Potencojmë se, parashtruesi ka detyrim ta respektojë Rregulloren, pavarësisht nga përmbajtja e ndryshimeve, përveç kur kryhen ndërhyrje të karakterit normativ-ligjor, edhe atë: ndërhyrjet nomoteknike, harmonizimi terminologjik me ligjet e tjera dhe redaktimi gjuhësor ose editorial i tekstit të ligjit.

Sipas Rregullores së Qeverisë, të gjitha propozimet për miratimin e ligjeve, draftet dhe propozimet e ligjeve që i propozon Qeveria në Kuvend, ministritë kompetente kanë për detyrim t’i publikojnë në ueb-faqen e tyre dhe në ENER (www.ener.gov.mk) dhe ato duhet të të jetë në dispozicion për komente nga publiku për të paktën 20 ditë nga data e publikimit në ENER.

Me këtë praktikë të miratimit në masë të ligjeve me procedurë të shkurtuar, të cilat me këtë rast nuk janë publikuar në ENER, publiku dhe të gjithë palët e interesuara nuk janë në gjendje të informohen në kohën, të kontribuojnë dhe të përfshihen në përgatitjen e ligjeve, të cilat do të pasqyrojnë nevojat e qytetarëve. Theksojmë se kjo situatë është konstatuar edhe para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, që nga ana tjetër krijon një praktikë negative parazgjedhore.

Në të njëjtën kohë, do të dëshironim të theksonim se te disa nga ligjet për të cilat nuk është respektuar procesi i konsultimit, është konstatuar se ka ndryshime dhe plotësime që nuk janë vetëm në formën e harmonizimit ligjor, por gjithashtu kanë edhe ndikim më të gjerë. Në fakt, si ndryshime ligjore më specifike të rëndësishme ose tekste të reja ligjore që nuk kaluan nëpër filtrin e ENER-it, do t’i theksonim:

I bëjmë thirrje qeverisë dhe autoriteteve kompetente të administratës shtetërore t’i respektojnë dispozitat e parapara të Rregullores së Punës së Qeverisë dhe të mos i shmangen detyrimit që të jenë në dispozicion për konsultime për të gjitha propozim-ligjet, duke i përfshirë edhe ato të miratuara me procedurë të shkurtuar, veçanërisht duke marrë parasysh transparencën dhe llogaridhënien për të cilën ata angazhohen.

—————————————————

22 Janar 2020