Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram


Ne jemi Fondacioni Shoqëri е Hapur – Maqedoni, pjesë e rrjetit global të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, të themeluara nga investitori dhe filantropi amerikan, Xhorxh Soros, ndërsa në Maqedoni zyrtarisht kemi filluar me punë në vitin 1992.

Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një shoqëri dinamike dhe tolerante, në të cilën qytetarët janë të vetëdijshëm dhe aktivë, ndërsa autoritetet llogaridhënëse, një shoqëri në të cilën të gjithë do të kenë mundësi të barabarta për t’i shfrytëzuar potencialet e tyre, të përfshihen në vendimmarrje, të iniciojnë ndryshime, shoqëri në të cilën respektohet mendimi i ndryshëm, si dhe kultivohet dhe zhvillohet mendimit kritik. Mbështetja jonë, në pjesën më të madhe është e shprehur përmes granteve për organizatat qytetare, grupet joformale dhe individët, të cilët punojnë në shumë fusha, të gjitha në mënyrën e tyre, për t’i promovuar vlerat e shoqërisë së hapur. Që nga viti 1992, Fondacioni ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë për demokratizimin e shoqërisë në Maqedoni dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, gjë që mbetet edhe më tej në fokusin tonë, dhe për çdo ditë dhe në shumë fusha ngremë shumë çështje që janë me interes për të gjithë qytetarët. Ne mbështesim në mënyrë aktive zgjidhje që do të mundësojnë zhvillimin e shoqërisë civile, avancimin e shëndetit dhe arsimit, forcimin e sundimit të ligjit, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirinë e fjalës, angazhimin e të rinjve, integrimin e romëve dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara, që do të mundësojnë luftë kundër korrupsionit, por edhe qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Histori e shkurtër

Kur Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni filloi me punë në vitin 1992, menjëherë u gjet para krizës me të cilën përballej vendi ynë i pavarur i sapokrijuar – kufij të mbyllur nga veriu dhe jugu, si dhe luftërat në rajon që i nxisnin tensionet etnike. Vendi ishte në një krizë të madhe financiare, të cilës Fondacioni ynë i sapoformuar iu përgjigj me mbështetjen që ishte e nevojshme për momentin – ndihmë mjekësore dhe humanitare, me të cilën u krijuan kushte themelore për funksionimin e shëndetësisë publike, një kredi për blerjen e naftës për ngrohje, sigurimi i një korridori përmes të cilit produktet bujqësore të Maqedonisë arritën në tregjet në Slloveni dhe Kroaci.

Në vitin 2001, kur vendi ishte përsëri duke u përballur me një krizë të shkaktuar nga konflikti i armatosur, Fondacioni ofroi mbështetje kritike që mundësoi që publiku të informohet për zhvillimet në vend dhe për detajet e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo mbështetje nxiti hapjen demokratike të vendit, e më vonë edhe pajtimin midis grupeve etnike,që ishte  veçanërisht e rëndësishme për vendin në atë moment. E përballur me shumë sfida ndër vite, veçanërisht në dekadën e fundit të trazirave politike, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, mbeti e përqendruar në mbështetjen që mundësoi zhvillim serioz të shoqërisë civile, gjë që e bëjmë edhe sot e kësaj dite. Mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të cilat edhe deri më tani kanë qenë motivimi ynë për punë – sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia e autoriteteve – dhe në këtë kohë të përgatitjeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe të datës për negociatat e anëtarësimit në BE. Fokusi ynë mbeten përpjekjet për t’i mbështetur proceset e reformave që do të ndihmojnë integrimin euro-atlantik të vendit, si dhe përpjekjet për të mundësuar qasje në shërbime cilësore për qytetarët, e veçanërisht për grupet e margjinalizuara.

9 Fakte për Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni

  1. Me themelimin e Fondacionit në vitin 1992, Xhorxh Sorosi u bë një nga figurat e para ndërkombëtare që u angazhuan dhe lobuan personalisht për njohjen dhe mbështetjen e Maqedonisë. Në vitin 1993, kur u mbyllën kufijtë dhe shteti u përball me një krizë katastrofale, Sorosi ishte ai që i dha qeverisë një kredi në vlerë prej 25 milionë dollarësh për të blerë naftë për ngrohje. Në këtë mënyrë, ai dërgoi një mesazh të qartë për bashkësinë ndërkombëtare se Maqedonia është një vend që ka perspektivë dhe të cilit duhet ndihmuar.
  2. Në vitet 1993-94, kur kufijtë në veri dhe jug ishin të bllokuar, Fondacioni, me mbështetje financiare mundësoi që produktet bujqësore të Maqedonisë të arrinin në tregjet jashtë vendit. Përmes dërgesave kargo me aeroplan dhe të ashtuquajturit “Korridori i gjelbër”, mundësuam transportimin e shpejtë dhe ekonomik të produkteve në tregjet në Kroaci dhe Slloveni.
  3. Pas konfliktit të vitit 2001, ne siguruam transmetues dhe sisteme të reja të antenave për radiot dhe stacionet televizive që u dëmtuan gjatë përleshjeve të armatosura. Errësira informative u ndërpre së shpejti dhe qytetarët ishin në gjendje t’i përcjellin lajmet rregullisht dhe të merrnin informata mbi Marrëveshjen e re Kornizë të Ohrit, me çka Fondacioni dha një kontribut të rëndësishëm për promovimin e unitetit kombëtar.
  4. Deri në vitin 2004, Fondacioni ishte organizata e vetme që siguroi lidhje interneti dhe internet falas për spitalet, muzetë, teatrot dhe shkollat e mesme dhe fillore në vend.
  5. Në vitin 2008, kur shpërtheu kriza globale ekonomike, Fondacioni siguroi pothuajse 2 milionë dollarë ndihmë urgjente për sipërmarrësit e vegjël, bujqit dhe qytetarët, si dhe pajisje shkollore dhe çanta shpine për më shumë se 19.000 fëmijë nga familjet e varfra.
  6. Më shumë se 5.000 qytetarë fituan bursa për shkallë të ndryshme të arsimit, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, në shumë universitete prestigjioze, duke e përfshirë edhe Universitetin e Evropës Qendrore. Bursat e dhëna nga Fondacioni kishin dhe ende kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e shoqërisë në Maqedoni.
  7. Përmes mbështetjes tonë afatgjatë prej afro 9 milionë dollarëve, ne kemi mundësuar zhvillimin e mediave të pavarura në vend, e me këtë edhe lirinë e fjalës, përmes trajnimeve të shumta për gazetarët, por edhe përmes mjeteve për pajisjen e shumë mediave.
  8. Fondacioni është organizata e parë që ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile në Maqedoni. Fondacioni edhe tani ofron mbështetje të fortë për zhvillimin e organizatave qytetare, duke mundësuar pjesëmarrje aktive të qytetarëve në ndërtimin e idesë për një shoqëri të hapur dhe demokratike.
  9. Për ta mbështetur zhvillimin e demokracisë në Maqedoni, Xhorxh Sorosi ka siguruar mbi 100 milionë dollarë përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. Që nga viti 2000 e deri më sot, Fondacioni i Maqedonisë ka siguruar 36 milionë dollarësh shtesë, nga shumë donatorë nga SHBA-të, Zvicra, Franca, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera.