Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

1 Publikimi i numër: FOSM/EDU/200701EQ

2 Financimi: Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

3 Porositës: Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) për nevojat e projektit/konceptit Arsimi i bashkësive më të vogla etnike

4 Përfitues: Fëmijët e prindërve me të ardhura të ulëta (Tërësia 1) dhe Dhjetë shkolla, partnerë të projektit dhe nxënës (Tërësi të tjera)

 

LËNDA E FURNIZIMIT

5 Përshkrimi i furnizimit:

Lënda e furnizimit është dorëzimi, instalimi, mirëmbajtja brenda dhe jashtë periudhës së garancisë dhe servisi i ofruar nga ofertuesi i pajisjeve të ofruara në pesë tërësi të veçanta.

6 Emri i tërësisë (dokumentacioni i plotë merret në përputhje me Pikën 15.)

Tërësia 1: Tablete për të ndjekur mësimin përmes internetit
Tërësia 2: Pajisje kompjuterike
Tërësia 3: Fotokopjues me shumë funksione
Tërësia 4: Tabela të zgjuara
Tërësia 5: Projektorë

 

Kushtet për pjesëmarrje

7 Pranueshmëria dhe rregullat e origjinës

Ofertuesit mund të jenë kompani tregtare nga Republika e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: RMV) dhe nga jashtë, që kanë përmbushur plotësisht, cilësisht dhe në kohë çdo detyrim të mëparshëm ndaj FSHHM-së.

Origjina e produkteve dhe kombësia e furnizuesit:
Për Tërësinë 2: Pajisja kompjuterike duhet të jenë nga një prodhues i njohur botëror (Brand Name), nuk ka kufizime që lidhen me kombësinë e ofertuesit, furnizuesit dhe origjinën e produkteve që janë lëndë e ofertës.
Për katër tërësitë e tjera, nuk ka kufizime që lidhen me kombësinë e ofertuesit, furnizuesit dhe origjinën e produkteve që janë lëndë e ofertës.

8 Arsyet e përjashtimit

Ofertuesit duhet të japin një deklaratë (të përfshirë në pikën 3 të formularit të tenderit) se nuk janë në situatën e specifikuar në pjesën e parë të pikës 7.

9 Numri i ofertave

Një ofertues mund të japë vetëm një ofertë të plotë për tërësinë. Çdo tërësi i nënshtrohet një kontrate dhe specifikimet e dhëna në të janë të pandashme. Ofertuesi është i detyruar të ofrojë të gjitha zërat e tërësisë së dhënë. Në asnjë rast nuk do të merren parasysh ofertat e paplota për një tërësi të veçantë.

10 Garancia bankare për sigurinë e ofertës (Garancia e tenderit)

Ofertuesit NUK DUHEN të dorëzojnë Garanci bankare për të siguruar ofertën (Garancia e tenderit).

11 Garancitë

Ofertuesi i suksesshëm për Tërësinë 1 dhe për Tërësinë 2 do të kërkohet të sigurojë Garanci për kryerjen e mirë të punimeve në shumën prej 10% të vlerës së kontratës të shprehur në denarë. Ajo (me tekstin që është dhënë në shembull) duhet të dorëzohet jo më vonë se 10 ditë pasi që ofertuesi ta marrë kontratën e nënshkruar nga ana e Porositësit. Nëse ofertuesi nuk e bën këtë në këtë periudhë, kontrata do të anulohet dhe procedura do të përsëritet me ofertuesin tjetër më të favorshëm. Kjo garanci nuk do të kërkohet për Tërësitë 3, 4 dhe 5 nga ata ofertues që do të kërkojnë pagesë pas punimeve të kryera plotësisht dhe kryerjes së pranimit teknik.

12 Vlefshmëria e ofertës

Ofertat duhet të qëndrojnë të vlefshme për 90 ditë pas afatit të fundit për dorëzimin e tyre.

13 Afati i funidit për realizim

50 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES DHE DHËNIES SË KONTRATËS

14 Notimi dhe kriteret

Për Tërësinë 2, Pajisje kompjuterike
• 60% (nga pikët totale) = Çmimi.
• 15% (nga pikët totale) = Rrjeti i servisit të ofertuesit në RMV, kohëzgjatja e periudhës së garancisë për mallrat dhe kushtet e servisimit (dhe cilësia e punimit për Tërësinë 2).
• 10% (nga pikët totale) = Referencat e ofertuesit në RMV.
• 15% (nga pikët totale) = Mënyra e pagesës dhe afati i dorëzimit dhe i vënies në punë të pajisjeve.

Për Tërësinë 1, 3, 4 dhe 5
• 70 % (nga pikët totale) = Çmimi.
• 15% (nga pikët totale) = Rrjeti i servisit të ofertuesit në RMV, kohëzgjatja e periudhës së garancisë për mallrat dhe kushtet e servisimit (dhe cilësia e punimit për Tërësinë 2).
• 5 % (nga pikët totale) = Referencat e prodhuesit dhe ofertuesit në RMV.
• 10 % (nga pikët totale) = Mënyra e pagesës dhe afati i dorëzimit dhe i vënies në punë të pajisjeve.

 

KONKURIMI

15 Si ta merrni dokumentacionin e plotë

Dokumentacionin e plotë do ta merrni duke shkarkuar dokumentin shtesë më poshtë.

Të gjitha pyetjet në lidhje me tenderin duhet të dërgohen ekskluzivisht me shkrim në adresën e FSHHM-së, me e-mail në: vanco.dzambaski@fosm.mk (duke shënuar numrin e njoftimit nga Pika 1), jo më vonë se 3 ditë pune përpara afatit të fundit për dorëzimin e ofertave të dhënë në Pikën 16. FOSM do t’i përgjigjet pyetjeve në të njëjtën mënyrë, jo më vonë se 2 ditë pune para të njëjtit afat.

16 Afati i fundit për dorëzimin e ofertave

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë ofertat e tyre (NJË KOPJE ORIGJINALE NË LETËR) në zarf të mbyllur me shënimIN “Oferta nr. FOSM/EDU/200701EQ“, në dorë ose me shërbim korrieri në adresën e mëposhtme:
FSHHM, “Jane Sandanski” 111, kati 3, 1000 Shkup, RMV

Për ofertat e dërguara me postë, si koha e paraqitjes së aplikacionit do të konsiderohet koha e arritjes së dërgesës në adresën e FSHHM-së, e jo koha e dorëzimit të dërgesës në postë.

Data i fundit për dorëzimin e ofertave: e enjte, 23.07.2019, në periudhën nga ora 10.00 deri në orën 16.00.

Për shkak të faktit se zyra nuk është e hapur gjatë kësaj periudhe, në rast se dëshironi të dorëzoni ofertën ndonjë ditë tjetër, përpara afatit, na informoni në e-mailin e kontaktit në mënyrë që të mund ta organizojmë kohën.

Ofertat e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

17 Hapja publike e ofertave

Nuk do të ketë hapje publike të ofertave!

Dokumente shtesë:

Thirrje publike për furnizimin e pajisjeve FOSM EDU 00701EQ

                        
Дополнителни документи :
Thirrje publike për furnizimin e pajisjeve FOSM EDU 00701EQ

—————————————————

9 Korrik 2020