Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ju ftojmë në performancën “Vendi për mbështetje – korrupsioni në vendin e punës te gratë”, që do të shfaqet të mërkurën, më 19.05.2021, në orën 15:00, në rrugën Veljko Vllahoviq, nr. 7, Qendër (hapësira ngjitur me zyrën e Kryetarit të RMV-së).

Fokusi i kësaj performance është lufta kundër dhunës që gratë e përjetojnë në vendet e tyre të punës. Ajo bazohet në dëshmitë e rreth 500 grave që i ndanë përvojat e tyre nga vendet e tyre të punës, në një hulumtim të kryer gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti, përmes sondazhit online, anketës dhe intervistave.

“Vendi për mbështetje” u kushtohet të gjitha grave të guximshme që përmes dëshmive të tyre krijojnë një hapësirë mbështetjeje për të gjitha ato që përballen me dhunë të çdo lloji.

Në performancë interpretojnë aktoret Emine Halil, Vlladanka Dimkovska dhe Enxhi Nikolloska, me regji të Dragana Gunin.

Identiteti i të gjithë atyre që i kanë ndarë përvojat e tyre është i mbrojtur dhe të gjitha tregimet janë anonime dhe janë përshtatur në mënyrë dramaturgjike. Ngjarja do të zhvillohet në përputhje me protokollet shëndetësore. Aktorët luajnë pas xhamit, ndërsa publiku do të mund të shohë nga jashtë. “Vendi për mbështetje – korrupsioni në vendin e punës te gratë” u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Në këtë projekt është punuar që nga fundi i vitit 2020 dhe atij i kanë paraprirë edhe përvojat e studenteve që kanë përjetuar ngacmime seksuale nga ana e profesorëve në fakultetet e tyre.

Në këtë kanal në Youtube mund t’i dëgjoni historitë audio të bazuara në përvojat që gratë dhe vajzat i kanë pasur në punët e tyre ose në fakultetin ku studiojnë.  https://youtube.com/channel/UCq0faHyHSq_a1N7K5I0nQDA

Ndiqni aktivitetet e projektit dhe në:

Instagram https://instagram.com/mestozapoddrska?utm_medium=copy_link

Facebook https://m.facebook.com/mestozapoddrska/?tsid=0.12793044132998443&source=result