Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) organizon tribunë me titull “Roli i Sindikatave të arsimit të lartë në shoqëritë moderne” në të cilën do të marrin pjesë drejtuesit e sindikatave nga rajoni.

Forumi është pjesë e projektit “Transparenca financiare dhe llogaridhënia në arsimin e lartë dhe në shkencën në RMV” të cilin e zbatoi Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) me mbështetjen e FSHHM-së.

AGJENDA E NGJARJES

 

MYSAFIRË: Prof. Petar Pervan (Nezavisni Sindikat Znanonosti i Visokog Obrazovanja), Prof. Gorazd Kovaçiq (Visokošolski Sindikat Slovenije – VSS) dhe prof. Tomislav Zhivanoviq (Nezavisnost – Granski Sindikat Prosvetnih Radnika Srbije) dhe prof. Dr. Elena Xhukeska (Sindikata e Pavarur Akademike)

Data: 25.09.2020

Ora: 17.30 deri në orën 20.00

Vendi: Online

Debati do të transmetohet në faqen në Facebook të Sindikatës së Pavarur Akademike.

Linku dhe informacioni i hollësishëm do të postohen në faqen e Sindikatës së Pavarur Akademike: https://www.facebook.com/Nezavisen.akademski.sindikat/

 

MODERATORË: Prof. Dr. Mira Beqar dhe Doc. Dr. Vesna Poposka

17.30 – Prezantimi i pjesëmarrësve

17.40 – Fillimi i diskutimeve në temat vijuese:

–  Roli i sindikatave të arsimit të lartë në shoqërinë moderne

– Financimi në arsimin e lartë dhe autonomia financiare

– Krijimi i një Marrëveshjeje Kolektive dhe vlerësimi i punës intelektuale

– Përmbledhje e hulumtimit të kryer nga disa prej sindikatave

19.30-20.00 – Pyetje dhe përgjigje. Pyetjet do të parashtrohen në dritaren për bisedë (chatbox) (në kartelën e diskutimit, jo me inkuadrim të drejtpërdrejt)

 

Për projektin Transparenca dhe llogaridhënia financiare në arsimin e lartë dhe në shkencë në RMV:

Qëllimi i projektit është të forcohet kapaciteti i Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA) dhe të rritet dukshmëria e saj duke përcaktuar transparencën dhe llogaridhënien financiare në arsimin e lartë dhe shkencën në RMV. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të forcohet roli i Sindikatës në proceset e vendimmarrjes në lidhje me financimin e arsimit të lartë dhe shkencës, si dhe të forcohet kapaciteti i saj negociues në lidhje me çështjen e vlerësimit të punës në këta sektorë dhe nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive.

Në kuadër të projekti u analizuan aktet ligjore në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien financiare në arsimin e lartë në RMV, si dhe buxhetet e RMV, të MASH-it dhe të institucioneve individuale arsimore, u zhvilluan intervista për rolin e punëtorëve akademikë dhe sindikatat e punëtorëve akademikë në vendimmarrje në lidhje me financat dhe u analizua niveli i kënaqësisë së punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencë, si dhe perceptimi i publikut të gjerë ndaj kuadrit mësimdhënës dhe shkencor.