Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Data: 07 -10 tetor 2019

Vendi: Strugë

 

Procesi i anëtarësimit në BE vetvetiu kërkon njohje të mirë të strukturës së ndërlikuar institucionale të BE-së nga njëra anë, si dhe të legjislacionit të vendit. Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme që institucionet, por edhe shoqëria civile të jenë në nivelin e detyrës kur Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Në parim, megjithëse anëtarësimi në BE është një proces që është karakteristik dhe që është i ndryshëm për çdo vend kandidat, megjithatë, përvojat rajonale mund të ofrojnë njohuri dhe shembuj që potencialisht mund të kenë zbatim praktik gjatë negociatave. Nga kjo perspektivë, përvojat rajonale meritojnë analiza të hollësishme për të nxjerrë konkluzione që pastaj do ta ndihmonin vendin gjatë negociatave me BE-në.

Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e negociatave në fazat e hershme është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh faktin se shoqëria civile gjithmonë e ka ndërmend interesin e qytetarëve dhe nëse përfshihet, do të kujdeset që procesi të jetë mundësi për reforma të mirëfillta shoqërore, e jo praktikë e shënimit të detyrave të përmbushura.

Me qëllim që ta rrisim kapacitetin dhe njohuritë e organizatave të shoqërisë civile dhe të administratës publike për procesin e negociatave dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Fondacion Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në partneritet me Institutin për politika evropiane (IPE) nga Berlini dhe Eurothink – Qendra për strategji evropiane nga Shkupi,e organizoi trajnimin e dytë për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet.

Trajnimi mbahet prej 7-10 tetor në Strugë dhe i kushtohet kornizës së negociatave me BE-në që ka të bëjë me antikorrupsionin.

 

Ligjërues janë:

Anca JURMA, Këshilltare e Prokurorit Publik Shtetëror, Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit, Bukuresht, Rumani

Dina BAJRAMSPAHIQ, Studiuese e politikave publike, anëtare e Grupit punues për Kapitullin 23 (Gjyqësia dhe të drejtat themelore), Instituti Alternativa, Podgoricë, Mali i Zi

Sasha SHEGËRT, ish-drejtore e Transparency International Kroaci, këshilltar e qeverisë, Departamenti për planifikim strategjik, programim dhe informim, Zyra e qeverisë për bashkëpunim me OQ-të, Zagreb, Kroaci

Roman PRAH, Konsulent në fushën e antikorrupsionit dhe integritetit, Slloveni