Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Trajnimi “Arsimi për drejtësi sociale” ka për qëllim t’u ndihmojë mësimdhënësve ta kuptojnë rëndësinë e respektimit të diversitetit midis njerëzve, të njihen me bazën psiko-sociale për krijimin e paragjykimeve dhe stereotipeve, çfarë do të thotë diskriminimi dhe çfarë duhet ndërmarrë për t’i kapërcyer këto fenomene, dhe është organizuar në tre pjesë – emërtimi, shpallja dhe ndërtimi i aleancave. Trajnimi u mbajt nga 18 deri në 24 gusht të vitit 2019, në hotelin Metropol në Ohër, dhe në të morën pjesë 124 mësimdhënës nga 10 shkolla fillore me mësim në gjuhën maqedonase, turke, serbe ose boshnjake.

Trajnimi është realizuar në kuadër të konceptit Arsimi i bashkësive më të vogla etnike, të cilin Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) e zbaton në partneritet me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” (“Hap pas hapi”) dhe në bashkëpunim me Fondacionin për avancimin e arsimit të bashkësive. Me fillimin e vitit shkollor, FSHHM-ja dhe “Hap pas hapi” do t’u ndihmojnë shkollave të krijojnë “Bashkësi për mësim” përmes të cilave do të mundësohet bashkëpunimi i ndërsjellë, mësimi dhe zgjidhja e sfidave konkrete të identifikuara nga ajo që e kanë mësuar gjatë trajnimeve në qershor dhe gusht, e me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit.