Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Instituti PRESPA ju fton në ngjarjen virtuale për prezantimin e raportit nga hulumtimi i imazhit të Maqedonisë së Veriut, “Imazhi dhe realiteti – Maqedonia e Veriut 2020”. Ngjarja virtuale do të mbahet në platformën ZOOM, më 10 maj të vitit 2021, duke filluar nga ora 12:00.

Hulumtimi “Imazhi i Maqedonisë së Veriut” është konceptuar si një analizë e kornizës normative për politikat dhe proceset në lidhje me kriterin politik dhe Kapitullin 23 – Gjyqësia dhe të Drejtat Themelore, si dhe zbatimin e tyre adekuat që kontribuon në qëndrueshmërinë e përgjithshme dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në kuadër të hulumtimit, përveç analizës së kornizës normative dhe zbatimit të saj, e me qëllim që të përcaktohet saktësisht imazhi i Maqedonisë së Veriut, monitorohen edhe qëndrimet dhe perceptimet e publikut profesional vendas, si dhe ato të publikut profesional në shtetet anëtare të BE-së.

Fjalime hyrëse në këtë ngjarje do të mbajnë Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, dhe Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, e në këtë ngjarje do të folin edhe autorët e raportit

Për t’u regjistruar për të marrë pjesë në këtë ngjarje, përdorni linkun e mëposhtëm: https://causetheworld.zoom.us/meeting/register/tJEoc-2pqTksG9wQjZiEMtWRp7E06Lsdh9iR

Hulumtimi u krye në kuadër të projektit “Observatori i BE-së” i zbatuar me mbështetjen financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.