Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 25 shkurt të vitit 2022 (e premte), me fillim në orën 12, Forumi Arsimor Rinor (FAR), do të mbajë promovim të gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të hulumtimit “Hyrje në diskriminimin e studentëve”.

Hulumtimi e trajton perceptimin e studentëve për diskriminimin në universitetet shtetërore “Shën Kiril dhe Metodi “- Shkup, “Goce Dellçev “- Shtip, “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir dhe Universitetin Shtetëror në Tetovë. Gjithashtu, në kuadër të vetë hulumtimit janë krijuar edhe rekomandime që kanë për qëllim institucionet përkatëse e në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të diskriminimit.

Krahas promovimit të gjetjeve, në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe një diskutim i shkurtër në panel në të cilin përfaqësuesit përkatës të institucioneve do të japin qëndrimet e tyre për gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit.

Hulumtimi është pjesë e projektit “Perceptimi i studentëve për diskriminimin”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Shkarkoni rendin e ditës.

Говорници: