Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi lokal aksional AGRO LIDER organizon ngjarje ku do të prezantohen aktivitetet dhe arritjet në kuadër të projektit rajonal “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomia joformale dhe punëtorë të përkohshëm”.

Ngjarja do të zhvillohet më 10 qershor 2021 në orën 11:00 në Fermën e qumështit “Pozharenka” në fshatin Sllavej, Krivogashtani

Folës në këtë ngjarje janë Marina Tosheska, LAG AGRO LIDER, Kire Milovski, Koordinator i Programeve, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Rubinço Shefteroski, Kryetar i Komunës së Krivogashtanit, Biljana Tashevska, ANALITIKA, Dejan Tosheski, Drejtor i NP Qendra Ndëkomunale për Punë Sociale – Prilep, Zvonko Dimoski, LAG AGRO LIDER, Klemens Ribaçek, Austria

 

Me qëllim të respektimit të rekomandimeve për mbrojtjen dhe parandalimin e KOVID 19, ekziston një kufizim për sa i përket numrit të pjesëmarrësve dhe për këtë arsye ju kërkojmë ta njoftoni paraprakisht praninë tuaj ose praninë e anëtarëve të institucionit / organizatës suaj në lagagrolider@gmail.com ose në numrin e telefonit 078393900 (Marina Tosheska).