Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) Ju fton të merrni pjesë në prezantimin publik të dokumentit të politikave publike me titull “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore”, që do të mbahet të enjten, më 18 nëntor 2021, me fillim nga ora 11.00 në Hotelin “Karposh” (rr. Shekspiri nr. 2, Shkup).
Dokumenti i politikave publike me titull “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore” është përgatitur në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” nga ekipi i ekspertëve të Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA). Dokumentin e politkave publike do ta prezantojnë autorët Prof. Dr. Zoran Vellkovski, Prof. Dr. Neda Zdraveva, Prof. Dr. Mira Beqar dhe Borjan Eftimov. Pas prezantimit të dokumentit do të organizohet një diskutim mbi gjetjet dhe rekomandimet e prezantuara.
AGJENDA
Data: 18.11.2021 (e enjte)
Ora: nga ora 11.00 deri në orën 12.30
Vendi: Hoteli “Karposh” – Salla: Tarraca e mbyllur (rr. Shekspiri, nr. 2, Shkup)
Moderator: Prof. Dr. Neda Zdraveva
11.00 – Fjala e mirëseardhjes – Prof. Dr. Elena Xhukeska, Kryetare e Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA)
11.05 – Fjala hyrëse – Prof. Dr. Neda Zdraveva
11.15 – Pauzë
11.20– Prezantimi i dokumentit të politikave publike – Prof. Dr. Zoran Vellkovski, Prof. Dr. Neda Zdraveva, Prof. Dr. Mira Beqar dhe Borjan Eftimov
11.55 – Pauzë
12.00 – Diskutim
12.20 – Fjala përfundimtare
Sipas protokolleve të vlefshme të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e ngjarjeve publike në kushtet e pandemisë, gjatë hyrjes në objekt, vizitorët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të plotë ose vërtetim se e kanë kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit nga data e shërimit.
Dokumentet e politikave publike të krijuara në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” do të jenë të disponueshme për publikun në ueb-faqen zyrtare të SPA-së – www.naks.org.mk. – https://naks.org.mk/proekti/
Говорници: