Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Data: 15 nëntor (e martë)

Vendi dhe formati: Platforma Zoom – linku për regjistrim: https://us06web.zoom.us/webinar/register/WN_eyE2nLi6RRCv8bNtjr_aXA

Më datë 15 nëntor 2022, duke filluar nga ora 10:00, grupi i organizatave të shoqërisë civile për reformat në drejtësi, Blueprint, do të organizojë promovimin e Analizës së Vlerësimit Gjithëpërfshirës të Zbatimit të Strategjisë për Reforma në Sektorin e Drejtësisë (2017-2022).

Periudha e planifikuar për zbatimin e Strategjisë për Reforma në Sektorin e Drejtësisë filloi në vitin 2017 dhe përfundon në vitin 2022. Grupi Blueprint e ka monitoruar rregullisht zbatimin e Strategjisë në vitet e kaluara dhe gjatë këtij viti, si dhe ka përgatitur në mënyrë aktive analiza, raporte dhe dokumente të tjera me të cilat i ka prezantuar gjetjet e monitorimit për publikun dhe i ka sjellë qytetarët më afër procesit të reformave në sektorin e drejtësisë. Analiza gjithëpërfshirëse e vlerësimit të zbatimit të Strategjisë synon të ofrojë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të pavarur të këtij procesi dhe të ofrojë rekomandime të bazuara në gjetjet, të cilat mund të përfshihen në Strategjinë e ardhshme për Reforma në Sektorin e Drejtësisë.

Në këtë aktivitet do të prezantohen shkurtimisht gjetjet e Analizës dhe rekomandimet e dala nga ajo, e një diskutim më i gjerë tematik do të zhvillohet në konferencën përfundimtare të projektit të grupit Blueprint me titull “Për drejtësi – Kontributi i qytetarëve për avancimin e drejtësisë”, që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Shkarkoni agjendën.

Говорници: