Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin sektorial me temë “Efektet e punës së GSP për drejtësi dhe sfidat e ardhshme për të përmirësuar bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve”, që do të mbahet më 27.01.2021 (e mërkurë), me fillim në orën 10 në kuadër të projektit “Dialogu me organizatat e shoqërisë civile – Platforma për pjesëmarrjen strukturore në integrimin në BE”.

Konsultimi do të organizohet në internet në platformën në ueb ZOOM, në këtë link.

Në konsultimin sektorial, pikëpamjen e tyre rreth punës së Grupit sektorial të punës për drejtësi do të japin znj. Dançe DANILLOVSKA-BAJDEVSKA, Drejtore e programeve, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, z. Bojan MARIÇIQ, Ministër i Drejtësisë, z. Nikola Bertolini, Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, z. Misha POPOVIQ, Koordinator i Programit për qeverisje të mirë, Instituti për Demokraci dhe znj. Maja STOJANOSKA, Koordinatore e Programit për bashkëpunim ndërkombëtar, Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Ky konsultim sektorial është pjesë e projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”, të cilin e koordinon dhe e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni, me partnerët Reaktor – Hulumtimi në Aksion, EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Qendra për komunikime qytetare. Në këtë ngjarje do të sigurohet përkthim simultan në maqedonisht dhe anglisht.