Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Projekti “Dialogu me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrjen strukturore në integrimin në BE” organizon një konsultim sektorial në temën “Efektet e punës së GSP-së në reformën e administratës publike dhe sfidat e ardhshme për përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve”, që do të zhvillohet më 01.02.2021 (e hënë), me fillim në orën 10.

Konsultimi do të organizohet në internet në platformën në ueb ZOOM , në këtë link

Në konsultimin sektorial, pikëpamjen e tyre rreth punës së Grupit sektorial të punës për reformën e administratës publike do të japin Nada Naumovska, Koordinatore e Lartë e Programeve, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marija Mirçevska, Koordinatore e Programeve – Koordinatore e programeve në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Neda Maleska Saçmaroska, Drejtore ekzekutive, Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve.

Në këtë ngjarje do të sigurohet përkthim simultan në maqedonisht dhe anglisht.