Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Projekti “Dialogu me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrjen strukturore në integrimin në BE” më  02.03.2021 organizon një konsultim sektorial në temën “Efektet e punës së GSP-së për Mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike dhe sfidat e ardhshme për përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve”.

Në ngjarje do të prezantohet Raporti në hije nga monitorimi i punës dhe efektet e GSP-së në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike për periudhën janar 2019-shkurt 2020, dhe do të diskutohet për mënyrat për të avancuar punën e kësaj GSP-je dhe për të rritur bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile.

Në konsultimin sektorial që do të mbahet në platformën në internet – ZOOM, duke filluar nga ora 10, do të diskutojnë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova Panovska, studiuesi nga Reaktor – Hulumtimi në aksion, Blazhen Malevski dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Eko Svest”, Ana Çoloviq Leshoska.

Konsultimin sektorial mund ta ndiqni në këtë link.