Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi organizojnë një konferencë online me qëllim të forcimit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i ngjarjes është të theksojë nevojën urgjente për të siguruar parakushte për punën e këtij organi për barazi, promovimin e punës së tij dhe ofrimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me aktorët e tjerë kryesorë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kanë kaluar tre muaj nga miratimi i Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve nga ana e Kuvendit të RMV, ndërsa Komisioni përballet me sfida të shumta në formimin e institucionit, të cilat duhet urgjentisht të tejkalohen në mënyrë që institucioni t’i realizojë me sukses kompetencat e tij, të rritet në një organ të njohur dhe relevant për barazinë dhe të kontribuojë në të vërtetë në avancimin e barazisë dhe të drejtave të njeriut të qytetarëve.

Për të marrë pjesë në konferencë mund të bashkoheni përmes linkut të mëposhtëm, i cili ju çon në këtë ngjarje në platformën ZOOM: https://us02web.zoom.us/j/85938258856#success

Ngjarja do të transmetohet edhe në seksionin Diskutim, e po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen në Facebook të Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 

AGJENDA

10.00 – 10.20 Fjalime hyrëse

 

– Kiro Miloski, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

– Vesna Bendeska, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

– Dragana Drndarevska, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Koalicioni MARGJINAT

 

10.20 – 11.30 Seanca e parë: Sfidat kryesore në krijimin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi si organ i barazisë

 

– Parakushtet për funksionalitetin e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi- Kire Vasilev, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

– Roli i Kuvendit në mbështetjen e punës së Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe sigurimin e kushteve për funksionimin e tij- Cvetanka Ivanova, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të RMV-së

 

– Sfidat kryesore të cilave duhet t’u përgjigjet Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi – Gordana Siljanovska, deputete, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta në Kuvendin e RMV-së

 

– Mandati ligjor i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe parakushtet për transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet – Stojan Mishev, Shoqata ESE – Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

– Diskutim dhe konkluzione

10.30 – 11.45 Pauzë

 

11.45 – 13.00 Seanca e dytë: Roli i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kundrejt mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qytetarëve dhe shoqërisë civile

 

– Nevojat dhe mënyrat e bashkëpunimit të KMPD-së me aktorët kryesorë për mbrojtjen dhe promovimin e barazisë dhe të drejtave të njeriut – Igor Jadrovski, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

– Krijimi i bashkëpunimit midis Kuvendit të RMV-së dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë – Maja Moraçanin, deputete, Komisioni i Përhershëm Anketues për të Drejtat e Njeriut

 

– Mbrojtja gjyqësore nga diskriminimi dhe bashkëpunimi mes gjyqësisë dhe KMPD-së – Hilda Meshkova, gjyqtare, Gjykata Themelore Shkup 2, Shkup

 

– Promovimi i bashkëpunimit midis sektorit të shoqërisë civile me mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut- Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

– Krijimi i bashkëpunimit midis KMPD-së dhe Avokatit të Popullit në trajtimin e lëndëve, aktivitetet promovuese dhe përmirësimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – Naser Ziberi, Avokat i Popullit i RMV-së

 

– Diskutim dhe konkluzione