Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

23 shkurt 2022 (e mërkurë), me fillim në orën 10.30, në hotelin Aleksandar Palas – Shkup, do të mbahet një konferencë e nivelit të lartë për të promovuar Planin e pestë Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023 dhe për të shënuar dhjetë vjet të Partneritetit për Qeveri të Hapur në Maqedoninë e Veriut, e organizuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qendra për Komunikime Civile dhe Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, të cilat në partneritet e zbatojnë projektin “Mbështetje për procesin e zbatimit dhe monitorimit të Planit Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023”.

Në konferencë, të pranishmit do të trajtojnë përfitimet e procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces; do të japin një pasqyrë të procesit në të cilin u identifikuan fushat prioritare gjatë bashkëkrijimit të Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023 (PKA për PQH 2021-2023); do të diskutojnë për planet për zbatimin dhe monitorimin e angazhimeve të Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023; dhe sigurisht do ta trajtojnë shënimin e dhjetëvjetorit të procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur në Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që konferenca të inkurajojë debatin dhe bashkëpunimin midis të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e bashkë-krijimit, zbatimit dhe monitorimit të PKA-së për PQH 2021-2023.

Gjuha e punës e konferencës është maqedonishtja dhe do të sigurohet përkthim simultan në shqip dhe anglisht dhe anasjelltas. Në konferencë do të respektohen të gjitha protokollet për Kovid-19. Është e nevojshme që të pranishmit gjatë regjistrimit të prezantojnë certifikatë për vaksinimin e kryer.

Regjistroni praninë tuaj në linkun e mëposhtëm.

Programi i punës.Агенда POV 2

Агенда POV 2

Говорници: