Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi organizon konferencën me temën “Avancimi i reformave në drejtësi – Drejt kthimit të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

Konferenca do të mbahet më 29 mars të vitit 2022 me fillim në orën 23:00 si ngjarje hibride në Hotelin Aleksandar Palas, Shkup, dhe me pjesëmarrje online përmes platformës Zoom.

Konferenca organizohet me rastin e Ditës së Gjyqësorit të Maqedonisë (31 mars 2022) si ngjarje përmbyllëse e projektit “Për drejtësi – Monitorimi i zbatimit të Strategjisë për reforma në drejtësi në vitin 2021” i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.   

Qëllimi i konferencës është të nxisë debat mes institucioneve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile për të identifikuar masat e nevojshme për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në prag të fillimit të procesit të hartimit të një dokumenti të ri strategjik për reformat në këtë fushë.

Në konferencë do të prezantohen edhe gjetjet dhe konkluzionet kryesore të Raportit në hije për Zbatimin e Strategjisë për Reforma në Drejtësi për vitin 2021, i cili u përgatit nga Grupi Blueprint.

Në ngjarje do të sigurohet përkthim në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë drejtpërdrejt në ngjarje mund të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në egeorgievska@myla.org.mk.

Për të marrë pjesë në konferencën online, kërkohet regjistrimi paraprak në këtë link.

Agjendën e ngjarjes mund ta shkarkoni këtu: Agjendaа

Говорници: