Më 28 shkurt 2022, nga ora 11:00 deri në 13:30, në platformën online ZoomRrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të organizojë konferencën përmbyllëse me titull “Drejtësia Sociale dhe Pabarazia – pjesë e problemeve kyçe të grupeve të margjinalizuara dhe shoqërisë sonë”. Konferenca është pjesë e projektit “Aksioni i përbashkët për avancimin e barazisë dhe drejtësisë sociale të komuniteteve të margjinalizuara”, i cili është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
Në konferencë do të promovohen dy hulumtime: “Jeta e përditshme dhe emocionale e padrejtësisë: diskriminimi, shëndeti dhe marrëdhëniet” nga autorët Sllavço Dimitrov dhe Ana Blazheva; dhe “Raporti për monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtje sociale në fushën e shërbimeve sociale në periudhën qershor 2019 – qershor 2021” nga autoret Tona Kareva, Hristina Zdraveska dhe Antigona Alili.
Linku deri te ngjarja: https://us02web.zoom.us/j/82964887018
Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj në këtë link. Afati i fundit për aplikim është më së voni deri më 27 shkurt 2022.
AGJENDA
11.00 – 11.30 Hapja e konferencës dhe paneli prezantues: Përmirësimi i politikave dhe praktikave për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe qasja në drejtësinë sociale – Roli i Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
11.00 – 11.10 Kire Milovski, Koordinator i Programeve, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni
11.10 – 11.25 Elena Petrovska, Kordinatore e programeve, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
11.25 – 11.30 Promovimi i ueb-faqes së re të Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
11.30 – 12.15 Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve nga hulumtimi “Jeta e përditshme dhe emocionale e padrejtësisë: diskriminimi, shëndeti dhe marrëdhëniet”
Autorë: Ana Blazheva dhe Sllavço Dimitrov
12.15 – 12.30 Pyetje dhe diskutim me autorët
Moderatore: Natasha Boshkova, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
12.30 – 12.35 Pauzë
12.35 – 13.05 Prezantimi i gjetjeve dhe i rekomandimeve nga hulumtimi “Raport nga monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtje Sociale në pjesën e shërbimeve sociale në periudhën qershor 2019 – qershor 2021”
Hristina Zdraveska, Këshilltare Juridike, Stacioni P.E.T. Prilep
Tona Kareva, Këshilltare Ligjore, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
Antigona Alili, Këshilltare Juridike, UNODC
Moderatore: Natasha Petkovska, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
13.05 – 13.30 Pyetje dhe diskutim
13.30 – 13.40 Fjalë përmbyllëse dhe mbyllja e ngjarjes
Ngjarja do të moderohet nga: Maja Atanasova, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Говорници: