Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Baza e konceptit të fuqizimit ligjor është se njerëzit mund ta ushtrojnë në mënyrë të pavarur të drejtën për të gjetur zgjidhje konkrete për problemet e tyre ligjore, si dhe të kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për të gjitha veprimet e ndërmarra që i prekin ata. Qytetarëve duhet t’u mundësohet qasje në këshilla juridike për situata konkrete në të cilat janë shkelur të drejtat e tyre – marrëdhëniet e punës, mbrojtja shëndetësore, ndihma sociale në para, pensioni familjar, etj.

Për këtë qëllim, në kuadër të fushatës së saj të fuqizimit ligjor, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) e promovoi ueb-faqen e re www.pravnozajakni.mk, ku mund të gjenden shumë informacione të dobishme rreth asaj se cilat të drejta i ka çdo qytetar i Maqedonisë dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrë nëse ato shkelen. Përveç këtyre informatave, gjithashtu aty gjenden edhe kontaktet e organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë për detyrë t’u ndihmojnë qytetarëve në betejën juridike, gjegjësisht t’u ofrojnë atyre ndihmë juridike falas, ndihmë parajuridike, përfaqësim strategjik, etj., kontakte që janë me rëndësi të madhe për qytetarët, e të cilat më parë ndoshta nuk pasur ku t’i gjejnë.

Qasja në drejtësi për qytetarët nuk është e lidhur domosdoshmërisht me procedurat e gjata dhe të kushtueshme gjyqësore. Qëndrim i pranuar gjerësisht i publikut është se deri te drejtësia mund të arrijnë vetëm qytetarët që janë të fuqishëm financiarisht ta durojnë këtë proces të gjatë, i cili që nga fillimi i demotivon pjesëtarët e grupeve të ndryshme të margjinalizuara, si dhe shumicën e qytetarëve që të kërkojnë ndihmë juridike në situatat kur janë shkelur të drejtat e tyre edhe pse kanë mekanizma të shumtë në dispozicion. Kjo është arsyeja pse FSHHM-ja, përmes programeve të saj, punon në fuqizimin ligjor të qytetarëve dhe ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile me qëllim që ta forcojë potencialin e qytetarëve për t’i realizuar të drejtat e tyre.

Qytetarët tani për tani e njohin vetëm ndihmën juridike falas si formën e vetme të qasjes në drejtësi, por përmes kësaj ueb-faqeje, ata do të jenë në gjendje të njihen edhe me format e tjera të qasjes në drejtësi, me çka do të fitojnë njohuri të mjaftueshme që të munden vetë të drejtohen në vendin e vërtetë kur do të përballen me ndonjë problem ligjor.

Fuqizimi ligjor përfshin disa aktivitete – njohuri elementare juridike dhe ndihmë juridike, ndërmjetësim, organizim të komunitetit, udhëheqje të proceseve gjyqësore dhe forma të tjera të përfaqësimit të qytetarëve, ndërsa iniciativa për fuqizim ligjor, në përgjithësi, ka për qëllim të mundësojë qasje të gjerë në shërbimet ligjore në nivel kombëtar dhe lokal, por edhe ta sigurojë qëndrueshmërinë e tyre financiare. Në këtë drejtim, FSHHM-ja angazhohet për avancimin e reformave sistemore që janë në interes të grupeve të cenueshme të qytetarëve dhe për krijimin e një kornizë institucionale për fuqizimin ligjor të të gjithë qytetarëve. Kjo do të sigurojë mënyra të ndryshme për qasje në drejtësi për qytetarët, duke i përfshirë edhe grupet më të margjinalizuara në shoqëri në nivelin lokal dhe kombëtar.

Ueb-faqja: https://www.pravnozajakni.mk/

 

Klipe televizive:

https://www.youtube.com/watch?v=-IF3WaG-hhs

https://www.youtube.com/watch?v=Uk-H9Yke9_I

 

https://www.youtube.com/watch?v=CuZbv_9AY68

https://www.youtube.com/watch?v=Da3rYEEZa7M

https://www.youtube.com/watch?v=TsBVNfXJrmY

https://www.youtube.com/watch?v=Hc5mR50X93E

 

Fushata në rrjetet sociale:

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155331846295800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155335738105800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155335925560800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155335995040800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155336058705800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155336081165800/?type=3&theater

https://www.facebook.com/FOSMacedonia/photos/a.228344010799/10155336228315800/?type=3&theater

 

—————————————————

18 Prill 2019