Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim Individual dhe Organizativ, “SIMBIOTIKA” nga Shkupi, në kuadër të aktiviteteve të Konceptit “Partneritete në Komunitete për Avancimin e Demokracisë Lokale”, nga shkurti deri në tetor të vitit 2020 kemi organizuar trajnime për forcimin e kapaciteteve të ekipit të Konceptit, anëtarëve të ekipit aktivist kreativ maqedonas dhe të përfaqësuesve të organizatës partnere Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup.

Trajnimi u drejtua nga Llazar Gjurov dhe Mirjana Gjeorgjievska dhe përfshiu aspekte të ndryshme të zhvillimit personal dhe udhëheqjes që krijon udhëheqës.

Për nevojat e realizimit të suksesshëm të aktiviteteve tona, ne i kushtuam vëmendje të veçantë edhe procesit të mbështetjes individuale për zhvillimin e potencialit për udhëheqje, duke përfshirë edhe aftësitë e avancuara të komunikimit si bazë për trajnim.  Ndër të tjera, në mënyrë të veçantë u trajtuar edhe inteligjenca emocionale si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në besim; dhe temat rreth stileve, mënyrave të transformimit të konflikteve dhe përballjes me situatat specifike.

—————————————————

2 Nëntor 2020