Në kuadër të projektit “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit”, u zhvillua trajnimi për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Njësive Rajonale, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendrave për Punë Sociale, me qëllim të forcimit të qasjes në drejtësi për të gjithë, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve që lidhen me grupet e cenueshme të qytetarëve.
Në trajnim morën pjesë më shumë se 40 përfaqësues të këtyre dy institucioneve të cilët patën mundësinë që përmes analizës së rasteve, luajtjes së roleve dhe teknikave të tjera t’i shtojnë njohuritë e tyre dhe t’i përmirësojnë aftësitë e tyre për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, veçanërisht për shtresat më të cenueshme. Vëmendje e veçantë iu kushtua viktimave të dhunës në familje dhe në bazë gjinore të cilat shpesh i drejtohen të dyja ministrive me kërkesë për mbrojtje nga dhunuesit.
Përveç ofrimit të shërbimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me ndryshimet në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të cilat ndryshime i prekin ata dhe se si do të përmirësohet procedura administrative për qytetarët. Njëkohësisht, ata morën përgjigje për të gjitha dilemat që i kanë, e të cilat kanë të bëjnë me ligjin aktual dhe paqartësitë që i kanë në zbatimin praktik të ligjit.
Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Qasje në drejtësi për më të margjinalizuarit”, i cili zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Asociacioni për edukim juridik dhe transparencë – Stacioni P.E.T., i financuar nga Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me projektin EU/SnE “Mbështetje për qasje më të mirë në shërbime më cilësore për ndihmë juridike falas”, i zbatuar nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup.
—————————————————
13 Dhjetor 2022