Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 6 maj u mbajt mbledhja konstituive me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (PQH) dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020 (Këshilli). Në mbledhje u zyrtarizua kushtetuta e Këshillit si një organ këshilldhënës për PQH i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të planeve aksionale (PA).

Mbledhjen e hapi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë për partneritet të hapur, gjithëpërfshirje dhe transparencë. Ministri theksoi se Këshilli do të ketë një rol të rëndësishëm dhe në mënyrë të strukturuar do ta maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin midis institucioneve dhe shoqërisë civile, duke përfshirë partnerë relevantë në diskutim dhe duke e bërë të mundur që të dëgjohen zërat e të gjithëve.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar u arrit sukses në zgjerimin e kësaj iniciative edhe në kuadër të Kuvendit. Ky sukses pritet të plotësohet gjatë periudhës së ardhshme duke e inkuadruar edhe gjyqësinë në këtë iniciativë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri Aksional për dy vitet e ardhshme. Shpresojmë se do të kemi sukses në këtë, mënyrë që të themi se këtë iniciativë do të mund ta njohim si një Partneritet për Qeveri të Hapur.

Ministri Mançevski gjithashtu iu referua edhe ndryshimeve që janë të pashmangshme si përgjigje ndaj luftës me Kovid-19. “Një sfidë e re dhe e papritur është lufta për shëndetin, gjegjësisht lufta kundër Kovid-19. Sa do që të përdorim zgjidhje teknologjike dhe të përpiqemi që proceset të mos ndërpriten, duhet të përgatitemi edhe për mënyrën e re të funksionimit. Po aludoj përsëri në teknologjitë e reja, të cilat na japin mundësi të pakufizuara. Por, do ta theksoj përsëri se do të duhet të dalim nga normaliteti aktual, duhet të jemi të hapur për ndryshime”.

Në mbledhje diskutoi edhe Sandra Pernar, Koordinatore Rajonale e PQH-së për Evropën, duke uruar themelimin zyrtar të Këshillit dhe duke i potencuar sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të iniciativës ndërkombëtare për PQH, në lidhje me avancimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si dhe për nivelin e bashkëpunimit midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, të cilën e dëshmon edhe themelimi i sotëm i Këshillit. Potenciali i njohur i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontribuar që ajo në tre vitet e ardhshme të jetë një vend në fokusin e iniciativës ndërkombëtare për PQH dhe me përpjekjet e saj ambicioze dhe me partneritetin e palëve të interesuara të shërbejë si një model për vendet e rajonit. Gjatë kësaj periudhe, PQH përqendrohet në reagimin dhe rimëkëmbjen nga kriza dhe pasojat e saj, për të cilat zhvillon modele, rekomandime dhe forume mbështetëse në zhvillimin e masave të të gjitha vendeve anëtare për t’i adresuar sfidat e pandemisë.

Gordana Gapiq Dimitrovska, Koordinatore Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut për PQH në MSHIA, shprehu kënaqësi për themelimin e Këshillit, i cili do të ketë një rol të rëndësishëm këshillues dhe vendimtar në të gjitha fazat e procesit të PQH përmes ciklit të planifikimit, në zhvillimin e PA dhe në implementimin, monitorimin dhe raportimin për PA. Këshilli është themeluar për ta inkurajuar transparencën dhe hapjen e punës së organeve të administratës shtetërore dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në zbatimin dhe monitorimin e iniciativës PQH në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të siguruar bashkëpunim ndër-sektorial dhe për të krijuar mekanizma të qartë, të strukturuar dhe të përhershëm për dialog të vazhdueshëm midis autoriteteve dhe shoqërisë civile; për ta rritur pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e PQH në përgatitjen e planeve aksionale për PQH dhe për ta mbështetur, inkurajuar dhe monitoruar zbatimin e planit aktual aksional. Ky Këshill përbëhet nga 14 anëtarë me një numër të barabartë anëtarësh nga institucionet dhe nga shoqëria civile, dhe do të drejtohet nga një përfaqësues i administratës shtetërore dhe nga një përfaqësues i zgjedhur nga organizatat e shoqërisë civile (dy bashkë-kryetarë), që do të jetë modeli i parë i këtij lloji i partneritetit dhe i barazisë i vendimmarrjes në vendin tonë. Në periudhën e ardhshme, pritet të intensifikohen aktivitetet në lidhje me realizimin e PA-së aktuale, por edhe të përcaktohet një kornizë e re kohore dhe të përcaktohen prioritetet në pritje të bashkë-krijimit të PA-së së re të pestë me radhë, ku pritet një rol dhe kontribut domethënës nga Këshilli.

Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, si anëtar i Këshillit Iniciativ të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për PQH, e prezantoi rrjetin e formuar joformal të 69 organizatave anëtare, si pjesë e iniciativës së MSHIA-së dhe organizatave të shoqërisë civile OShC-ve për krijimin e një strukture për konsultim dhe koordinimin në shoqërinë civile, si dhe midis qeverisë, organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara për hartimin, zbatimin, mbështetjen, promovimin dhe monitorimin e prioriteteve dhe iniciativave të PQH. Roli i rrjetit do të jetë që ta mobilizojë dhe ta koordinojë përfaqësimin e shoqërisë civile për çështjet e PQH-së. Në mënyrë që ta koordinojë dhe ta forcojë zërin e OShC-ve që e angazhohen për pjesëmarrje, transparencë dhe llogaridhënie të autoriteteve, në bashkëpunim me Këshillin dhe MSHIA-në, rrjeti do të përpiqet ta inkurajojë dhe ta rrisë informimin, përfshirjen dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në zhvillimin e PA-së, si dhe monitorimin e zbatimit, përmes një procesi gjithëpërfshirës që i përfshin të gjithë palët e interesuara.

Bardhyl Jashari nga Fondacioni Metamorfozis e moderoi këtë mbledhje solemne me video të Këshillit. Duke zhvilluar mjete në internet, Fondacioni Metamorfozis do të kontribuojë në zhvillimin e PQH-së në vendin tonë duke krijuar një platformë në internet që do të përdoret për informim, konsultim, monitorim dhe shkëmbim të njohurive midis të gjitha palëve të përfshira në PQH – institucionet, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët, Këshilli, rrjeti; dhe në të njëjtën kohë do të ofrojë mjete në internet për komunikim dhe koordinim në zhvillimin e PA-së së re për periudhën 2020-2022.

Në takim morën pjesë 36 përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarët e Këshillit, anëtarët e grupit punues me të gjithë aktorët për zbatimin e Planit Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2018-2020, anëtarë e Këshillit Iniciativ të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për PQH, Instituti Ndërkombëtar Republikan dhe Instituti Kombëtar Demokratik.

Eli Çakar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si anëtare e Këshillit, uroi të gjithë të pranishmit për përpjekjet në këto kushte për ta vazhduar punën në të cilën janë bërë shumë përpjekje në të kaluarën dhe për të punuar së bashku për ta zhvilluar pjesëmarrjen qytetare, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve. Ajo e potencoi përparimin dhe gatishmërinë e institucioneve për të bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile dhe për ta pranuar monitorimin e punës së tyre si kritikë dhe rekomandime konstruktive dhe pozitive për zhvillimin dhe avancimin e institucioneve në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, e cila së bashku me Gjykatën Supreme, Këshillin Gjyqësor dhe përfaqësuesit e gjykatave të tjera po punojnë për hartimin e një plani për gjyqësi të hapur, tha se deri në mesin e majit plani i përgatitur dy vjeçar do të prezantohet dhe do të jetë i disponueshëm për konsultime dhe rekomandime nga të gjithë palët e interesuara.

***

Partneriteti për Qeveri të Hapur është një nismë ndërkombëtare vullnetare që synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për qytetarët e tyre, për ta promovuar transparencën, për ta nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’i shfrytëzuar teknologjitë e reja për ta përmirësuar qeverisjen/udhëheqjen e mirë.

Vendi ynë është anëtar i kësaj iniciative që nga viti 2011 dhe ka miratuar katër plane kombëtare të veprimit (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinator i aktiviteteve të qeverisë për PHQ është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Për t’u bërë pjesë e iniciativës për PHQ, vendet anëtare përgatisin plane dyvjeçare kombëtare të veprimit, të hartuara përmes konsultimeve publike, rregullisht raportojnë për përparimin, punojnë me shoqërinë civile për t’i arritur zotimet e dakorduara dhe obligohen të përgatisin raporte të pavarura mbi përparimin e tyre. Përgatitja e Planit Aksional për PQH është inkluziv, që do të thotë se në këtë proces

—————————————————

7 Maj 2020