Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 21 shtator u mbajt mbledhja e pestë me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020.

Mbledhjen e organizoi dhe e kryesoi z. Martin Todevski, bashkëkryetar i Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (Këshilli) dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2018-2020 (PKA).

Në mbledhje morën pjesë 9 anëtarë të Këshillit, si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore Kombëtare për Partneritetin për Qeveri të Hapur në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Stanislav Vasilevski – MSHIA.

Pas miratimit të propozim-rendit të ditës, anëtarët e Këshillit i shqyrtuan, diskutuan dhe i miratuan propozim-dokumentet e mëposhtme: Projekt-Procesverbali nga sesioni i katërt i Këshillit për koordinimin dhe monitorimin e procesit të PQH-së i mbajtur më 29.07.2020, Materiali arsimor për Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe Projekt-fushat prioritetare dhe grupet e punës për bashkë-krijim në përputhje me aplikacionet e paraqitura për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023.

Ivona Stalevska, në emër të Grupit Punues (të krijuar nga Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e procesit të Partneritetit për Qeverinë e Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2018-2020, të përbërë nga: Darko Antiq nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, Nadica Josofovski nga MSHIA-ja, Eli Çakar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni), përgjegjëse për përgatitjen e materialit arsimor, e prezantoi dinamikën e punësë së Grupit dhe përmbajtjen e materialit të përgatitur.

Gordana Gapiq Dimitrovska dha një pasqyrë të Projekt-fushave prioritare dhe grupeve të punës për bashkë-krijim në përputhje me kërkesat e paraqitura për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2021-2023, përmbajtja e të cilit u krijua në bazë të Procedurës për zbatimin e konsultimit publik për të krijuar prioritete dhe përkushtime të reja brenda procesit të “Partneritetit për Qeveri të Hapur” në mënyrë që të sigurohet një proces në kohë, i papenguar, gjithëpërfshirës dhe transparent i bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023.

Votimi për pikat e rendit të ditës u krye në mënyrë elektronike nga secili anëtar i pranishëm i Këshillit.

Dy përfaqësues nga shërbimi profesional-administrativ i MSHIA-së dhe Ivona Stalevska (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për PQH) siguuan mbështetje administrative dhe logjistike për përgatitjen dhe organizimin e mbledhjes.

—————————————————

23 Shtator 2020