Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më datë 23 maj 2022 (e hënë), duke filluar nga ora 11:30, në kuadër të projektit “Dialog me  organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE” u mbajt konferenca online “Shpresa të mëdha dhe rënie të mëdha: qëndrimet e qytetarëve dhe të organizatave të shoqërisë civile dhe efektet e grupeve sektoriale të punës “.

Në pjesën e parë, Tanja Ivanova dhe Blazhen Maleski nga Reaktor – Hulumtimi në aksion i promovoi të dhënat nga tre ciklet e hulumtimeve anketuese, të cilat janë realizuar në vitet 2020, 2021 dhe 2022 në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve, mbështetjen e qytetarëve për procesin e integrimit në BE, si dhe kapacitetet dhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në integrim në këtë proces.

Çdo i pesti qytetar/qytetare thotë se është i/e përfshirë në ndonjë iniciativë qytetare para vitit 2020, por vërejmë një rënie të pjesëmarrjes në dy anketat e ardhshme (15% në vitin 2021 dhe 11% në vitin 2022). Qytetarët pa arsim formal ose me arsim fillor marrin pjesë dukshëm më pak në këtë lloj pjesëmarrjeje qytetare sesa ata me arsim të lartë. Tema më e zakonshme e iniciativave në të cilat kanë marrë pjesë qytetarët: aktivitetet për ruajtjen e mjedisit jetësor. Arsyeja më e zakonshme pse qytetarët nuk u përfshinë është mungesa e kohës/mundësisë dhe mungesa e interesimit. Ekziston edhe një dallim i vogël në aspektin gjinor – burrat janë më shpesh të përfshirë në këtë lloj pjesëmarrjeje qytetare – theksoi Ivanova.

Lidhur me mbështetjen e qytetarëve për procesin integrues në BE, Bllazhen Maleski theksoi disa të dhëna kryesore:

 

Informacionin e plotë nga hulumtimi i anketës mund ta lexoni në këtë link.

Pjesën e dytë të konferencës e hapi Zvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq,i cili e theksoi rëndësinë e grupeve sektoriale të punës për procesin e anëtarësimit në BE.

Intensiteti i shtuar dhe bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile ka imponuar nevojën që të fillohet me ndryshimet në Rregulloren e Punës së GSP-ve, e cila është ende në fazën e konsultimeve, por duhet të intensifikohet. Iniciativa për zhvendosjen e grupeve sektoriale të punës në platforma për dialog më të gjerë, duke shkuar përtej kornizës së koordinimit të asistencës së donatorëve, e konfirmon rëndësinë e këtij lloj forumesh për procesin e anëtarësimit në BE – tha Mariçiq.

Lidhur me rolin e organizatave të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësim, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi se kjo qeveri ka qëndrime parimore se qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Ne jemi për atë që të zgjedhim një model praktik dhe funksional që do të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile. Aktualisht në SÇE punojmë në rishikimin e dokumenteve nga struktura negociuese nga viti 2019 për t’iu përshtatur risive, të cilat janë kryesisht rezultat i metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit. Natyrisht, planifikojmë të konsultohemi me shoqërinë civile për të gjithë procesin dhe më së voni nga mesi i muajit të ardhshëm ai proces do të përfundojë – shtoi Mariçiq.

 Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni Fani Karanfillova-Panovska, theksoi se për të forcuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në qasjen sektoriale, gjatë periudhës së kaluar Fondacioni ka krijuar një model të propozuar për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në grupet sektoriale të punës.

Ideja për propozim-modelin është një procedurë e parashikueshme dhe e qartë për përzgjedhjen dhe pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në grupet sektoriale të punës; rritje e transparencës së punës së përgjithshme të Grupeve Sektoriale të Punës dhe mundësi e përmirësuar për kontribut thelbësor të organizatave të shoqërisë civile në Grupet Sektoriale të Punës. Ai po ashtu theksoi se në periudhën në vijim do të bëhet një konsultim për Draft-modelin me shoqërinë civile dhe krijimin e një Draft-modeli përfundimtar për të cilin do të avokojnë bashkërisht organizatat e shoqërisë civile.

Irena Ivanova nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, theksuan se organizatat e shoqërisë civile janë urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve dhe donatorëve. Aktivizmi qytetar dhe reagimi strukturor i institucioneve dhe donatorëve mund ta përmirësojnë mjedisin në të cilin jetojnë qytetarët dhe të kapërcejnë skepticizmin e BE-së. Kjo kërkon përfshirjen apo inkuadrimin e organizatave të shoqërisë civile, informimin e qytetarëve dhe koordinimin apo bashkëpunimin me institucionet në mënyrë që të krijohet si duhet platforma e ardhshme e negociatave me BE-në.

Konferencën e mbylli German Fillkov, kryetar i Qendrës për Komunikime Civile, i cili theksoi se mangësitë e dialogut strukturor mund të çojnë në humbjen dhe lëshimin e shansit për të shfrytëzuar kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile, sepse në fusha dhe sektorë të caktuar aty janë kapacitetet më të larta që i ka ky vend dhe për këtë arsye ato duhet të vihen në funksion dhe të mos lihen anash.

Konferenca është pjesë e projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrje strukturore në – integrimin në BE”, të cilin e koordinon dhe e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me partnerët Reaktor – Hulumtimi në Aksion, EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane dhe Qendra për Komunikime Qytetare.

—————————————————

25 Maj 2022