Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

LAG-u “AGRO LEADER” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni organizoi konferencën “Me mundësi të barabarta deri në për komunitete të qëndrueshme”, me të cilën u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas nga Mjedisi Rural, 15 tetor. Ngjarja është organizuar në mënyrë që të përfshijë në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara në lëvizjen për fuqizimin socio-ekonomik të grave rurale. Në të njëjtën kohë, në këtë ngjarje u promovua ueb-faqja e re www.domasno.mk, një platformë që është mbështetje e drejtpërdrejtë për gratë fermere dhe përmes së cilës ato do të lidhen më lehtë me tregjet në vend, duke siguruar kështu të ardhura edhe në kushtet e epidemisë së KOVID-19.

Ushtrimi i të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në shoqëri është themeli i një shoqërie të hapur. Prandaj, për më shumë se 28 vjet, Fondacioni ka investuar burime dhe mbështet iniciativa për avancimin e të drejtave të grave dhe për arritjen e barazisë së plotë në shoqëri. Globalisht, gratë përbëjnë mbi 40% të fuqisë punëtore bujqësore dhe luajnë një rol kryesor në komunitet dhe kontribuojnë në familjet e tyre. Megjithatë, për shkak të normave të pabarabarta shoqërore, gratë fermere kanë më pak qasje sesa burrat për të siguruar pronësinë e tokës, dhe krahasuar me gratë e tjera që punojnë në shoqërinë tonë, gratë fermere nuk kanë të drejtë të shfrytëzimit të pushimit të lehonisë – theksoi Dançe Danillovska-Bajdevska, Drejtor e programeve në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, e cila foli në këtë ngjarje.

“Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me mbështetjen e Fondit të Përbashkët për Përgjigje të Shpejtë ndaj KOVID-19 ofroi 148.000 dollarë për të zhvilluar modele inovative për trajtimin e disavantazheve ekonomike dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për punëtorët dhe punëtoret në ekonomitë bujqësore, tekstile dhe joformale, e me qëllim që të zbuten pasojat socio-ekonomike. Njëra nga organizatat e mbështetura është LAG-u “AGRO LEADER” nga Krivogashtani. LAG-u “AGRO LEADER” arriti që me burimet e ndara ta zhvillojë platformën e parë në vend, www.domasno.mk, e specializuar për promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore të grave fermere dhe lidhjen e prodhuesve bujqësorë me tregjet. Kjo platformë është mbështetje e drejtpërdrejtë për gratë, gjegjësisht përmes saj sigurohen të ardhura për gratë fermere. Me këtë ide të tyren, ato kontribuojnë në zvogëlimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga KOVID-19″, theksoi Danillovska-Bajdevska.

Shihni videon promovuese për domasno.mk këtu

Fondacioni mbetet i përkushtuar për këtë çështje dhe së bashku me LAG-un “AGRO LEADER” dhe 5 organizata të tjera të shoqërisë civile vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive duke përfaqësuar për miratimin e politikave të reja ose ripërcaktimin e politikave aktuale në kontekst kombëtar dhe rajonal, në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja dhe mirëqenia e punëtorëve dhe punëtoreve në ekonominë bujqësore, tekstile dhe joformale.

—————————————————

16 Tetor 2020