Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Partneriteti për Qeveri të Hapur (PQH)[1]është një nismë ndërkombëtare vullnetare që synon të krijojë dhe të zbatojë angazhime konkrete nga qeveritë për qytetarët e tyre, për ta promovuar transparencën, për ta nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’i shfrytëzuar teknologjitë e reja për ta përmirësuar qeverisjen/udhëheqjen e mirë.

Sektori i shoqërisë civile akumulon energji të jashtëzakonshme kreative që duhet përdorur në mënyrë (pro)aktive në sektorin publik duke e përmirësuar dhe kultivuar një kulturë të përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve në procesin e hartimit të politikave dhe vendimmarrjes, ligjeve dhe qasjes në informata.

Rrjeti i organizatave qytetare për Partneritetin për Qeveri të Hapur  (në tekstin e mëtejmë Rrjeti për PQH) angazhohet për krijimin e një strukture të re për koordinimin e procesit të PHQ në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve. Rrjeti për PQH merr pjesë dhe kontribuon në ngritjen e një strukture për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të Plani Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023 (në tekstin e mëtejmë: PKA për PQH 2021-2023).

 

Prandaj, në bazë të nenit 55 paragrafi (1) të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 6/19 dhe 110/19), në lidhje me Udhëzimet për qeverisje dhe pjesëmarrje në Iniciativën për Partneritet për Qeveri të Hapur dhe Standardet për bashkë-krijimin dhe dizajnimin e një forumi me shumë palë të interesuara, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës miratoiUdhëzimin për mënyrën e formimit dhe punës së Këshillit për koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur nr.16-4844/1, 20.12.2021 në bazë të të cilit Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeveri të Hapur shpall:

 

THIRRJE TË HAPUR

për shprehja e interesit për anëtarësim të përfaqësuesve të organizatave të interesuara të shoqërisë civile Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023

 

Thirrja e hapur duhet të mundësojë regjistrimin e 8 (tetë)[2] përfaqësuesve të organizatave të interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë këto parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin për koordinimin dhe monitorimin e Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023 (në tekstin e mëtejmë: Këshilli për PQH) gjatë procesit të zbatimit dhe monitorimit të PKA për PQH 2021-2023.

 

Këshilli për PQH 2021-2023 është organ këshillimor për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të planeve aksionale. Anëtarësimi në Këshillin për PQH është vullnetar dhe pa pagesë. Këshilli për PQH ka një rol kyç këshillues dhe vendimtar në të gjitha fazat e procesit të PQH-së, përmes ciklit të planifikimit, në zhvillimin e PKA-së dhe në zbatimin, monitorimin dhe raportimin për PQH. Këshilli për PQH formohet për ta inkurajuar transparencën dhe hapjen e punës së organeve të administratës shtetërore, si dhe të institucioneve të tjera të pushtetit shtetëror dhe për ta stimuluar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në zbatimin dhe monitorimin e iniciativës për PQH në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të siguruar bashkëpunim ndër-sektorial dhe për të krijuar mekanizma të qartë, të strukturuar dhe të përhershëm për dialog të vazhdueshëm midis autoriteteve dhe shoqërisë civile; për ta rritur pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e PQH dhe në përgatitjen e planeve aksionale për PQH dhe për ta mbështetur, inkurajuar dhe monitoruar zbatimin e planit aktual aksional.

 

Përmes anëtarësimit në Këshillin për PQH pjesëmarrësit e regjistruar do të mund të japin kontributin e tyre në zbatimin dhe monitorimin e angazhimeve në pesë fushat prioritare të PKA-së për PQH 2021-2023: Transparenca, llogaridhënia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja; Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë; Ofrimi i shërbimeve publike, Qasja në drejtësi dhe Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike dhe të ndikojnë në proces për realizimin në kohë, të pandërprerë dhe të suksesshëm të tyre, si dhe në përpjekjet në kuadër të Planeve Aksionale të Gjyqësorit të Hapur dhe Parlamentit të Hapur 2021-2023.

Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile të krijuara në bazë të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione ““Gazeta Zyrtare e Republikës së Veriut Maqedonisë” nr. 52/10, 135/11 dhe 55/16) të aplikojnë duke dorëzuar formularin e bashkëngjitur  dhe dokumentet e nevojshme* që e vërtetojnë plotësimin e kritereve.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 13 janar (e enjte) 2022.

 

 

Aplikimi për anëtarësim në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e PKA-së për PQH 2021-2023 bëhet në mënyrë elektronike, duke e dorëzuar formularin e plotësuar dhe dokumentet e nevojshme* në e-mailin-in e mëposhtëm: POVSovet@fosm.mk

 

Thirrja e hapur publikohet në ueb-faqen www.ovp.gov.mk.

 

Thirrja publike shpallet jo më vonë se shtatë ditë pas miratimit të Udhëzimit për mënyrën e formimit dhe punës së Këshillit për koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur, ndërsa zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për PQH të cilët janë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile bëhet nga Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeveri të Hapur jo më vonë se 14 ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Pas shqyrtimit të aplikimeve nga ana e Rrjetit për PQH, organizatat që kanë shprehur interes për anëtarësim në Këshillin për PQH do të informohen për procesin dhe anëtarët e përzgjedhur.

 

Tekstin e plotë dhe formularin për aplikim mund ta gjeni në këtë LINK

 

***

[1] Duke pranuar PKA5 2021-2023 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Partneriteti i Qeverisjes së Hapur (PQH) është riemëruar Partneritet për Qeveri të Hapur (PQH).

[2] Në bazë të nenit 5 të Udhëzimit për mënyrën e formimit dhe punës së Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur nr. 16-4844/1 të datës 20.12.2021, Këshilli për PQH përbëhet nga 16 anëtarë me numër të njëjtë të anëtarëve nga institucionet dhe nga shoqëria civile.

—————————————————

23 Dhjetor 2021