Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 24 dhjetor të vitit 2019, Këshilli iniciativ për krijimin e rrjetit të organizatave qytetare për Partneritet të Hapur Qeveritar (PHQ) mbajti takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) dhe Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik. Ky takim fillestar kishte për qëllim fillimin e procesit të konsultimit për nevojën, rolin dhe procedurën për krijimin e një strukture të re për ta koordinuar procesin PHQ në Maqedoninë e Veriut.

Këshilli iniciativ, i përbërë nga 10 organizata të shoqërisë civile, e filloi procesin e krijimit të rrjetit të OSHC-ve për Partneritet të Hapur Qeveritar. Thirrja për paraqitjen e anëtarëve të rrjetit është e hapur deri më 30 dhjetor 2019.

Qëllimi kryesor i rrjetit është ta koordinojë dhe ta forcojë zërin e organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për pjesëmarrjen, hapjen dhe llogaridhënien e autoriteteve. Rrjeti do të angazhohet për krijimin e një strukture të re për koordinimin e procesit të PHQ në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit dhe koordinimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve. Rrjeti do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë në krijimin e një strukture të re për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të PKA.

Ky proces u inicua në prag të përgatitjes së Planit të ri Kombëtar Aksional, me qëllim të një veprimi dhe ndikimi më të organizuar të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e tij dhe në përcaktimin e një modeli të organizuar dhe të vendosur mirë për koordinimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të planeve aksionale.

Në takimi u shqyrtuan modelet e funksionimit të strukturave të koordinimit të procesit PHQ në vendet e tjera dhe u bisedua për nevojën për një strukturë/organ të ri për dialog të përhershëm midis autoriteteve dhe shoqërisë civile për PHQ, si dhe për rolin e rrjetit të OSHC-ve në raport me këtë strukturë të re. Në të njëjtën kohë, në takim u shqyrtua dhe u shkëmbyen mendime dhe u dhanë udhëzime për avancimin e draftit të parë të modelit për këtë strukturë të re, që i përfshin qëllimet e saj, rolin, detyrat dhe mënyrën e krijimit. Në periudhën e ardhshme, do të pasojnë konsultime publike për draft-modelin e strukturës së re.

—————————————————

26 Dhjetor 2019