Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 24 janar 2020 u mbajt takimi i dytë konsultativ i procesit të konsultimit për nevojën, rolin dhe procedurën për krijimin e një strukture të re për ta koordinuar procesin PHQ në Maqedoninë e Veriut. Ky proces i konsultimit synon të krijojë një model të organizuar dhe të vendosur për koordinimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara, në vazhdën e procesit të përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të planit të ri aksional.

Në takim morën pjesë organizata të shoqërisë civile – anëtare të Këshillit iniciativ të rrjetit të organizatave qytetare për Partneritetit të Hapur Qeveritar, përfaqësues të institucioneve (Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencisë për Qasje të Lirë në Informata, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale), si dhe organizata të tjera civile dhe ndërkombëtare që janë të përfshira në mënyrë aktive në proceset e përgatitjes dhe zbatimit të planeve të veprimit për PHQ.

Pjesëmarrësit në takim e shqyrtuan dhe diskutuan për propozim-modelin e strukturës së re për dialog të përhershëm midis autoriteteve dhe shoqërisë civile për PHQ-në, qëllimet, rolin dhe detyrat e tij, përbërjen dhe mënyrën e krijimit, si dhe rolin e rrjetit të organizatave të shoqërisë civile në lidhje me këtë strukturë të re . Në mbledhjen fillestare konsultative të mbajtur më 24 dhjetor të vitit 2019, u shqyrtua drafti i parë i dokumentit, dhe u dhanë udhëzime për përmirësim. Në këtë takim, pjesëmarrësit dhanë propozime dhe sugjerime për ta përmirësuar draftin e dytë të modelit, duke e potencuar nevojën për ruajtjen e strukturës ekzistuese dhe transformimin gradual të saj për ta formuar Këshillin për Pushtet të Hapur, si një organ këshillues kombëtar për koordinimin e procesit të PHQ-s dhe konsultimin e të gjitha palëve të interesuara në procesin e krijimit të planeve aksionale, si dhe për pjesëmarrje, mbështetje dhe monitorim të zbatimit të tyre.

Në periudhën vijuese, do të mbahen konsultime për propozim-modelin e strukturës së re me anëtarët e rrjetit të organizatave civile për PHQ dhe me palët e tjera të interesuara.

—————————————————

3 Shkurt 2020