Aktivistët e artit në Shtip realiyuan edhe një aksion tjetër në lidhje me sjelljen e papërgjegjshme të punëdhënësve, transportuesve, punëtorëve dhe institucioneve. Përmes këtij aksioni, ata e theksojnë papërgjegjësinë dhe mosrespektimin e udhëzimeve dhe masave mbrojtëse të dhëna nga Organizata Botërore Shëndetësore dhe Shtabi i krizës, për shkak të së cilave Shtipi u bë dëshmitar i përhapjes së shpejtë të infeksionit me KOVID-19 dhe pamundësinë për t’i mbrojtur qytetarët e komunës dhe të rrethinës.
Mesazhi i këtij aksioni është i qartë: sjellja e papërgjegjshme ka çmimin e saj!
Ky mesazh është paraqitur përmes banerit që ndërlidhet me aksionin e mëparshëm. Më parë, në autobusë hipnin super-heronjtë e Shtipit, por sot ata janë gjysmë të zbrazët sepse në to përhapej infeksioni i koronavirusit. Autobusët tani transportojnë viruse të KOVID-19, në vend të super-heronjve.
Në të njëjtën kohë, para fabrikave të tekstilit, Komunës së Shtipit, në sheshin “Liria” dhe në tregun e qytetit janë vendosur instalime me llogari fiskale, fatura dhe fletëpagesa, në të cilat ka të dhëna për numrin e të infektuarve dhe masat që janë shkelur si indikator se sjellja e papërgjegjshme dhe mosrespektimi i masave rezulton me numër të shtuar të të infektuarve, të diagnostikuarve, të shtruarve në spital dhe të vdekurve.
Aksioni u bën thirrje të gjithë qytetarëve, punëdhënësve, transportuesve dhe institucioneve, që t’i respektojnë masat, të jenë të gjithë të përgjegjshëm, solidarë, në lartësinë e detyrës dhe ta mbrojnë shëndetin kolektiv në Shtip.
—————————————————
13 Qershor 2020