Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të aktivitetit “Korrupsion? Jo në komunën time!”, Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë” lëshoi në përdorim shërbimin online që synon të sigurojë ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët që përballen me ndonjë problem specifik ose kanë pyetje konkrete në lidhje me korrupsionin dhe konfliktin e interesave, të drejtat e tyre, mjetet ligjore që i kanë në dspozicion, si dhe të gjitha çështjet e tjera me rëndësi për funksionimin e pushtetit lokal.

Këshilltari juridik i Koalicionit do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ato do të publikohen në mënyrë anonime edhe në ueb-faqen e shoqatës.

Shërbimi online gjendet në këtë link. https://all4fairtrials.org.mk/?p=3384&lang=mk.

Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”, së bashku me organizatat e shoqërisë civile, “Multikultura” (Tetovë), “Izbor” (Strumicë), EHO (Shtip), “Stanica PET” (Prilep), do të sigurojnë ndihmë juridike për qytetarët që kanë vërejtur dhe dëshirojnë të raportojnë korrupsionin dhe konfliktin e interesave, me fokus të veçantë në komunat e Karposhit, Zhelinës, Dojranit, Ohrit dhe Prilepit.

Bashkëpunimi me këto organizata të shoqërisë civile dhe aktivitetet e tyre janë pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.  Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

 

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

2 Shtator 2020