Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Пријави ЕКО проблем

A ka komuna juaj probleme me menaxhimin e mbeturinave apo deponitë? Probleme me organizimin e hapësirave publike lokale? A mungojnë shtigjet e biçikletave dhe lëvizshmëria alternative? Ndoshta ajri i ndotur, toka apo uji i ndotur komunal është diçka që ju shqetëson më shumë?

Raporto një problem, përfshihu, bëhu i dobishëm! Plotësoni pyetësorin në linkun në vijim.

Problemet në mjedisin jetësor janë të shumëanshme, gjë që ndikon në cilësinë e përgjithshme të jetës në zonat urbane dhe rurale. Forumi Arsimor Rinor në kuadër të projektit “Aksioni Rinor Kreativ për Mjedisin Jetësor” dëshiron të arrijë përfshirje më të madhe të të rinjve, në mënyrë që të angazhohen, të solidarizohen dhe të marrin pjesë në proceset e komuniteteve të tyre. Projekti synon të inkurajojë zbatimin e praktikave të qëndrueshme të aktivistëve duke krijuar dialog midis aktorëve të ndryshëm dhe veprim të përbashkët për të adresuar problemet ekologjike në komunitetet lokale.

Problemet e përcaktuara ekologjike nga ky pyetësor do të diskutohen më tej me organizatat lokale, vetëqeverisjen lokale dhe sektorin e biznesit për të gjetur një zgjidhje. Në kuadër të projektit do të realizohen 5 aksione ekologjike lokale për problemet e përcaktuara. Gjithashtu do të krijohen edhe video dokumentare-gazetareske mbi procesin e avokimit për zgjidhjen e problemeve.

Projekti “Aksioni Kreativ Rinor për Mjedisin Jetësor” realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

22 Shkurt 2022