Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Forumi Arsimor Rinor në kuadër të projektit “Politikat arsimore cilësore dhe mundësitë për të rinjtë” të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni zhvillon një anketë për të përcaktuar pikëpamjet dhe mendimet e të rinjve në vendin tonë në disa fusha.

Pyetësori i dedikuar për personat e moshës midis 15 dhe 29 vjeç, të cilët, sipas Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore, hyjnë në kategorinë e të rinjve mund të gjendet në linkun më poshtë:

Çdo i ri dëshiron kushte më të mira jetese, dhe me këtë pyetësor, të gjithë të rinjtë që do t’i përgjigjen atij kanë mundësinë të kontribuojnë në krijimin e së ardhmes së shumë të rinjve në komunitetet e tyre lokale. Pyetjet që janë vendosur në pyetësor i referohen temave më aktuale në lidhje me rininë sot, ndërsa plotësimi i pyetësorit zgjat pesëmbëdhjetë minuta, dhe sigurisht që do të kontribuojë për një cilësi më të mirë të jetës për të rinjtë në nivelin lokal.

—————————————————

28 Qershor 2021